Emisioni Piranjat që transmetohet në SYRI TV, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të tatuar me 15% shërbimet e profesioneve të lira.
Në postimin e Piranjave në Facebook, theksohet se ky është një lajm i mirë, një fitore e të gjithëve dhe një mesazh i fortë për shoqërinë shqiptare, që për të drejtat e tua ia vlen të reagosh dhe që bashkë mundemi.
Postimi i plotë:
Sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për tatimin e profesioneve të lira.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne.
Piranjat e kanë kundërshtuar gjithnjë këtë ligj, madje kanë organizuar edhe një protestë qytetare në kundërshtim të tij. Ne falenderojmë të gjithë qytetarët, profesionistët të cilët morën pjesë në protestë. Kjo është një fitore e të gjithëve dhe një mesazh i fortë për shoqërinë shqiptare, që për të drejtat e tua ia vlen të reagosh dhe që bashkë mundemi.
Falenderojmë të gjithe përfaqësuesit e shoqërisë civile për mbështetjen dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike: Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë, Mundësia, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
Piranjat do të jenë gjithmonë në krah të qytetarëve për kauzat e tyre!