Balliu: Arrestohen qytetarët që protestojnë kundër vjedhjeve, hajdutët shijojnë paratë të lirë

Premte, 28 June 2024 12:34
 

Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij gjatë protestës përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se në Shqiëpri arrestohen qytetarët se po protestojnë ndaj vjedhjeve ndërsa hajdutët shijojnë paratë.

Balliu ka theksuar se 85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit

 

"Ne po protestojmë se në Shqipëri nuk ka drejtësi, sepse hajduti Veliaj do të ishte në burg dhe qytetarët duhet të ishin në punën e tyre. këtu protestojmë sepse kemi një institucion që shërben si pastrim kimik për çdo trafikant të qytetit.

Sot kemi protestues ndaj aferave korruptive ndaj inceneratorëve janë futur në burg sepse kanë protestuar kundër vjedhjes, ndërsa këta që kanë vjedhur miliona euro qëndrojnë në zyra sepse SPAK i amniston dhe nuk i arreston.

85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit. Të gjithë drejtorët me Veliajt, të gjitha këta kanë të përbashkët dy gjëra, shefin dhe skemën e vjedhjes të ideuar nga Veliaj.

Ne protestojmë për drejtësi, për një Shqipëri më të mirë dhe për shqiptarët".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...