I vëllai pranon që ka përdorur makinën e trafikantëve/ Rama: Fatmirësisht u rihap dosja për Olsin

Premte, 28 June 2024 17:21
 

Vëllai i Edi Ramës është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku edhe ka pranuar para mediave se ka përdorur makinën e njërit prej trafikantëve të larobarit të kokainë së Xibrrakë.

Kryeministri në një reagim në X ka pranuar, pikërisht atë që pati deklaruar kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nisjen e hetimve ndaj Olsi Ramës. Hetime të cilat deri në momentin që Partia Demokratike kërkoi publikisht hapjen e tyre, ishin lënë pezull nga drejtësia dhe vëllait të Ramë i referoheshin si i “paidentifikuari rreth 45 vjeç”. 

 

Në reagimin e tij, kryeministri Rama ka sulmuar sërish Gazment Bardhin se nuk ka bërë kallëzim për Olsin, por se fatmirësisht SPAK ka rihapur dosjen në të cilën flitet për “të paidentifikuarin 45 vjeçar” që tashmë e di gjithë Shqipëria se është vëllai i Edi Ramës.

Postimi i Ramës në X:

A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?!

Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë.

Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon.

Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston!

Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...