Olsi Rama del nga SPAK: Makinën e mora për dy ditë të bëjë udhëtime, por nuk i njoh trafikantët e Xibrakës

Premte, 28 June 2024 17:26

Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama ka dalë nga ambiente e SPAK pak çaste më parë dhe ka dhënë një deklaratë për media ku është shprehur se nuk i njeh trafikantët e drogës së Xibrakës .

Rama ka akuzuar Gazmend Bardhin se ka manipuluar faktet, në lidhje me provat e nxjerra disa kohë më parë në media ku e implikonin me një grup kriminal të trafikut të drogërave të forta.  

 

Disa javë më parë, Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

"Kam bërë kallëzim pasi kam konstatuar manipulim të fakteve në lidhje me akuzat ndaj meje. Unë nuk i njoh trafikantët e drogës së Xibrakës. 

Unë ja kam marrë automjetin një e personi në atë kohë dhe kam shkuar në Selanik për dy ditë dhe vetëm aq.

Jam i gatshëm të vij në SPAK kurdo që të jetë nevoja." - U shpreh Rama.

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj në raportimin e tij është shprehur se bëhet fjalë se ka ardhur në SPAK për të marrë një material i vënë në dispozicion akte të cilat mund të jenë nga kallëzimet që ka bërë ndaj Bardhit për shpifje. Ai ka qëndruar jo më shumë se 5-6 minuta. Në hyrje të SPAK ai nuk kishte asnjë material por kur doli në dorë mbante një dosje e cila kishte mbishkrimin e SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...