Berisha: Misioni ynë shpëton Shqipërinë. Mbledhja e sotme rëndësi të veçantë, përmbushëm 2 nga 3 objektivat tonë madhorë

Saturday, 29 June 2024 00:24
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi se ‘mbledhja e sotme e këtij forumi ka një rëndësi të veçantë, kemi përmbushur dy nga tre objektivat tonë madhorë’. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.

Të nderuar drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Fjalën time sot dua ta nis me një falenderim të madh, për secilin nga ju, ky falenderim shkon për ju, për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse e mbështetës të PD, kudo që ndodhet sonte.

Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj, sakrificat tuaja, qëndresën tuaj, instiktin tuaj të mprehtë kundër të keqes, për guximin e admirueshëm përbëllë presioneve dhe qartësinë tuaj përballë mashtrimeve.

Të gjitha këto atribute tuaja bëjnë që mbledhja e sotme e këtij forumi të ketë një rëndësi të veçantë, që nuk e ka pasur asnjë mbledhje tjetër qysh nga rithemelimi i PD, sepse nëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ne ende nuk kishim realizuar plotësisht asnjërin nga një nga tre objektivat tonë madhorë, sot ne mblidhemi pasi dy nga tre objektivat tonë më madhorë, për arritjen e misionit tonë, ne i kemi përmbushur.

Realizimi i këtyre dy objektivave bën që sot Shqipëria të jetë në një realitet të ri, që deri para pak kohësh do të ngjante i pamundur.

Shkurtimisht do ti dedikoj disa fjalë, dy objektivave që ne kemi arritur.

Por së pari do ta nis duke ju rikujtuar edhe njëherë, rëndësinë, qëllimin e misionit tonë.

Të dashur anëtare e anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokrate e demokratë kudo që jeni.

Në mars të vitit 1992, kur PD erdhi në pushtet herën e parë, në fjalimin e fitores ju drejtova shqiptarëve me këto fjalë: Gëzuar ditën e parë të demokracisë.

Ato fjalë sintezojnë më së miri misionin e atëhershëm të kësaj partie, sepse me atë akt PD ndante epokat për Shqipërinë. Ato fjalë ndanë diktaturën ideologjike nga demokracia.

Në mënyrë të ngjashme, kur PD të fitojë vitin e ardhëshëm, dhe ua theksoj këtë: fitorja vitin e ardhshëm është në duart tona. Pra kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me fjalët: Gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë.

Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë.

Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia.

Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi.

Misioni ynë shpëton Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...