Berisha publikon shifrat: Vetëm nga viti 2014 gjer në vitin 2022, nga vendi janë larguar përafërsisht 40% e shqiptarëve

Saturday, 29 June 2024 00:27
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka kundërshtuar shifrat e publikuara nga INSTAT mbi censusin e popullsisë në Shqipëri, duke publikuar shifrat.

‘Vetëm nga viti 2014 gjer në vitin 2022, nga vendi janë larguar përafërsisht 40 përqind e shqiptarëve’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

 

Berisha: Miqtë e mi, edhe njëherë do të ndalem sepse përveç natyrisht fatkeqësive familjare, gjeneratave që jetojnë në këtë kohë u takon të mësojnë lajmin më të hidhur që gjeneratat paraardhëse nuk e kanë mësuar në shekuj dhe mijëvjeçarë.

U takoi atyre, na takoi ne të përjetojmë shpopullimin e tmerrshëm më masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, nga Edi Rama, armiku më i egër i qenies, identitetit, ekzistencës së kombit shqiptar.

Të dashur miq, edhe njëherë do rikujtoj për çdo shqiptar, shifrat që jep institucioni evropian i statistikave për shqiptarët që janë larguar nga vitit 2014 gjer në vitin 2022, pra në një hark kohor 8-vjeçar nga Shqipëria.

EUROSTAT ka gjetur se në hapësirën e Shengenit janë larguar nga Shqipëria, shtetas shqiptar, 981.565 qytetarë, nga të cilët sipas EUROSTAT, 191.670 kanë kërkuar azil politik.

311.650 qëndrojnë si ilegalë në hapësirën e Shengenit, kurse 478.245 kanë fituar dokumente të rregullta.

Por këto shifra nuk përfshijnë emigracionin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, vend në të cilin vetëm në vitin 2022 kanë emigruar 46.000 qytetarë.

Dhe së bashku këto bëjnë 1.121.565 shtetas shqiptarë, 36.3 përqind të popullsisë.

Por përsëri këtu nuk janë përfshirë 42.650 qytatarë shqiptarë që sipas statistikave të SHBA janë larguar me Kartën Jeshile për në këtë vend, duke e rritur kështu në 37.8 përqind e popullsisë nga Shqipëria. Në 8 vite.

Por këtu përsëri nuk përfshihen mijëra qytetarë shqiptarë që emigruan nga SHBA nga kufiri i Meksikës. Nuk përfshihen të tjerë që emigruan në Kanada, Norvegji, Australi, vendet e Gjirit Persik.

Pra miq, largimi i shqiptarëve, boshatisja e shqiptarëve nga viti 2014-2022 arrin përafërsisht në 40 përqind të shqiptarëve në Shqipëri.

Kjo shifër përputhet me shifrën që jep Ministria e Arsimit, e cila thotë se nga viti 2013 gjer në vitin 2023, numri i maturantëve u ul gjithsej në 28 mijë maturantë, apo 34 përqind më pak se sa 10 vite më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...