Angazhimi në politikë/ Malltezi: Nëse vendos ta bëj, do ta bëj sipas procedurave të PD, sipas statutit të PD

Saturday, 29 June 2024 12:01
 

Argita Malltezi, ka lënë të hapur gjithçka për sa i përket përfshirjes së saj në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike apo në grupin parlamentar, duke kandiduar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në një intervistë me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, Malltezi theksoi se nëse vendos të futet në politikë, do ta bëj sipas procedurave të PD, sipas statutit të PD dhe gjithmonë me koshiencën e plotë që trashëgimia e Sali Berishës nuk është trashëgimi familjare, por është trashëgimi e personave që kanë kontribuar në PD për 32 vite. 

 

“Deri para 8 muajsh, ju nuk më keni parë në media që të flas për çështjet e politikës. Kjo nuk ka qenë në projektet e mia. Sot nuk di t’ju them se çfarë do të sjellë e nesërmja dhe sesi do të reagoj. Për shkak të rrethanave kam vendosur të heq dorë nga rrjedha normale e jetës dhe të përfaqësoj një kauzë. Do ta ndjek deri në fund pa asnjë diskutim, por nuk parashikoj dot, nëse do të marr një vendim dhe kur do ta marr një vendim”- tha Argita Malltezi, e cila dukej e sinqertë në përgjigjen e saj, gjatë së cilës shprehu dëshirën që jeta e saj të rikthehej në normalitet, si përpara tetorit 2023, kur bashkëshorti i saj u arrestua dhe ndaj babait të saj u morën disa masa sigurimi, të vlerësuara si antikushtetuse.

Pjesë nga intervista e Argita Malltezit: 

Elona Meço: Cilat janë rrethanat që do t’ju detyronin ju të hynit në politikë, psh, që Sali Berisha të mbetej në arrest?

Argita MallteziRealisht nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj, sepse thashë, nuk ishte një planifikim që unë do të angazhohesha dhe do të bëjë këtë intervistë apo të tjera si kjo para tetorit 2023.

Elona Meço: Në fakt juristët kanë gjithmonë disa plane, përveç planit A.

Argita Malltezi: Po, e vërtetë, por i kanë atëherë kur kanë synim për të arritur diçka. Politika aktive nuk ka qenë kurrë synimi im. Dhe nuk kam patur një projekt. Politika ka qenë gjithnjë pjesë integrale e jetës sime, pjesë kushtëzuese e jetës sime, por jo angazhimi politik si profesion. Por duke thënë këtë, prapë dua ta përsëris, edhe pse ju i quani fraza klishe, por nuk është kështu, pra, nëse vendos ta bëj, do ta bëj sipas procedurave të PD, sipas statutit të PD dhe gjithmonë me koshiencën e plotë që trashëgimia e Sali Berishës nuk është trashëgimi familjare, është trashëgimi e personave që kanë kontribuar në PD për 32 vite dhe e kanë mbështetur Berishën, përpjekjet e PD-së në qeveri dhe në opozitë gjatë këtyre 32 viteve.

Elona Meço: Kur thoni “nëse vendos që do ta bëj”, e keni fjalë për t’u bërë pjesë e grupit parlamentar si një mënyrë kjo për të hyrë në politikë, për të drejtuar partinë apo për të marrë pjesë në strukturat drejtuese të PD?

Argita Malltezi: Nëse do të ketë nevojë, do të angzhohem sipas nevojave që do të krijohen. Nuk mund të them asgjë tjetër sepse, realisht, nuk është diçka që mund ta parashikoj.

Elona Meço: Deri kur do të presim ne?

Argita Malltezi: Unë shpresoj që gjërat të vijnë në rrjedhën normale dhe unë të rimarr rrjedhën time normale të jetës, atë që kisha planifikuar dhe kisha planifikuar shumë gjëra në fakt. Politika nuk ishte një prej tyre. Nëse ndodh që nuk do të rikthehem shpejt në rrjedhën që kisha planifikuar, këtu jam, përsëri do të flasim.

Elona Meço: Pra duhet të dalë Sali Berisha nga arresti i shtëpisë, që ju të ktheheni në rrjedhën tuaj normale?

Argita Malltezi: Po, besoj se po.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...