Veliaj shembi ish konviktin e shkollës Komunale, pa njoftuar Entin e Banesave që është pronari

Diel, 30 June 2024 21:41
 

Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar Entin Kombëtar të Banesave që është dhe pronari legjitim i ish Konviktit të Shkollës Komunale.

Ngjarja është evidentuar nga Enti Kombëtar i Banesave, posaçërisht nga drejtuesi Stefan Çipa i cili me anë të një shkrese, arsyeton se akti i Bashkisë së Tiranës është i paligjshëm dhe ka ndërhyrë në kompetencat e Entit. 

 

“Bashkia Tiranë duke arsyetuar se kjo ndertese perbente rrezik per qytetaret, ka kryer
procedurat duke shembur godinen, pa njoftar me pare Entin Kombëtar te Banesave edhe pse ky i fundit eshte pronari legitim i godines se ish Konviktit te Shkolles Komunale (aktualisht e shembur). Qytetaret te cilet trajtoheshin me bonus qiraje, edhe pse nuk kishin nje kontrate me EKB-ne, kanë aplikuar ne sistemin e perfitimit nga programet e rindertimit, procedure te cilën tani Bashkia Tirane e ka pezulluar si pasoje e mos pasjes se nje kontrate privatizimi. Per kete arsye, duke marre parasysh faktin qe keta qytetare i perkasin komunitetit rom dhe egjiptian, Bashkia Tirane i ka kerkuar Entit Kombetar te Banesave lidhjen e kontratave me keta qytetare, ne nje kohe kur godina ishte shembur dhe objekti nuk ekzistonte më.

Çështjen e banesave për 50 familjet e mbetura pa shtëpi, drejtuesi i Entit të Banesave e kërkon nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Stefan Cipa si drejtor i përgjjthshëm i Entit duket i pakënaqur nga veprimi i Bashkisë së Tiranës për shembjen e Konviktit. Ku pa dyshim pritet të nisë punimet një pallat i lartë. Siç ka ndodhur në shumë raste me “pretekstin e rrezikut nga shembja” ku janë shembur dhe godina funksionale në shërbim të ndërtimeve pa kriter dhe për përfitime të bizneseve dhe individëve të lidhur me Bashkitë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...