Meta mbledh në Tiranë ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e rajonit për të diskutuar për sfidat gjeopolitike

Hënë, 01 July 2024 11:33
 

Presidenti i Partisë së Lirisë Meta mbledh ditën e sotme në një takim rajonal, ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Ballkanit dhe rajonit, në një Forum Rajonal me temë ‘Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes’.

Njoftimi i Partisë së Lirisë:

 

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta do të zhvillohet sot në Tiranë, Forumi shumë i rëndësishëm Rajonal me temë ‘Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes’.

Me ftesë të Presidentit Meta në këtë Forum kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre ish-Presidenti i Kroacisë, z.Stjepan Mesiç, ish-Presidenti i Malit të Zi dhe lideri historik i Partisë malazeze Demokratike të Socialistëve, z.Milo Gjukanoviç, ish-Kryeministri i Turqisë dhe lideri i partisë turke ‘E Ardhmja’, Prof.Ahmet Davutoglu, ish-Presidenti i Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë njëherazi Kryetari i ‘Aleanca për Shqiptarët’ në Maqedoninë e Veriut, z.Arben Taravari, si dhe shumë personalitete të tjera të politikës në rajon, ish-ministra të jashtëm, ambasadorë e gazetarë të shquar të cilët do të trajtojnë në këtë panel problematikat gjeopolitike të Ballkanit, Europës dhe hapësirës Trans-Atlantike.

Disa nga çështjet thelbësore që do trajtohet në këtë Forum Rajonal do të jenë domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit rajonal, dimensioni i demokracisë dhe sfidave të saj përballë kërcënimeve të regjimeve autokrate, si dhe përshpejtimi i proceseve integruese të vendet tona në Bashkimin Europian.

Ky aktivitet shumë i rëndësishëm, që nis sot në ora 17:00, i ndarë në dy panele, do të transmetohet live për të gjitha mediat.

Image

BALKANS FORUM AND DIALOGUE

ËESTERN BALKANS PRESENT AND FUTURE GEOPOLITICAL CHALLENGES

Hotel Tirana International

Tirana, 1st of July 2024

17.00  Opening Remarks, H. E. Mr. Ilir Meta

Session I – Moderator, Hon. Erisa Xhixho, MP

- H.E. Mr. Ilir Meta, Former President of the Republic of Albania

- H. E. Mr. Stjepan Mesić, Former President of the Republic of Croatia

- H. E. Mr. Milo Đukanović, Former President of the Republic of Montenegro

- H. E. Mr. Fatmir Sejdiu, Former President of the Republic of Kosova

- H. E. Mr. AhmetDavutoğlu, Former Prime Minister of Turkey

- Mr. Arben Taravari, Minister of Health, Chair of the Alliance for Albanians Party, Republic of North Macedonia

Session II – Chair: Prof. Edmond Panariti, Former Minister of Foreign Affairs

- Mr. Edmond Haxhinasto, Former Minister of Foreign Affairs

- Dr. Akkan Suver, President, Marmara Group Foundation

- Assoc. Prof. Dr. Zijad Bećirović, Director, IFIMES

- Mr. Ali Kilic, Former Mayor of Maltepe,

- Mr. Aldo Bumci, Former Minister of Foreign Affairs

- Mr. Agim Nesho, Former Ambassador to the United Nations and USA

- Mr. Kim Mehmeti, Author and journalist

Concluding Remarks, President Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...