Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e 11 korrikut do i japë mësimin më të madh diktaturës së Edi Ramës.
‘11 korriku është dita në të cilën qytetarët do i japin mësimin më të madh diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjes’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Nuk ka pasur Shqipëria kurrë hajdut si Edi Rama.
Ndaj dhe 11 korriku është dita e qytetarëve.
Është dita e të rinjve.
Është dita e fitores!
Është dita e drejtësisë së munguar.
Dita në të cilën qytetarët do i japin mësimin më të madh diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.
Dita në të cilën ata do e plagosin në mënyrë përfundimtare gjer sa ta shporrin këtë regjim të urryer që po zbraz Shqipërinë.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Rrofshi ju, rroftë Tirana.
Nderim të madh heronjve të 2 korrikut.
Rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!