Këto ditë të nxehta vere, Kreshnik Spahiu është kthyer në analistin e preferuar të medieve pranë qeverisë.
Duke pretenduar se flet nga Gjermania, ndërkohë që ndodhet te shtëpia e tij te Shallvaret, Spahiu është kthyer në një mbrojtës të të ashtuquajturës ‘drejtësi e re’.
Kulmi i ironisë është se në fakt, nevoja për një drejtësi të re pati lindur më së shumti nga abuzimet skandaloze të vetë Kreshnik Spahiut, në kohën kur ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ai dhe Bamir Topi, në atë kohë President i Republikës, u kthyen në simbole të abuzimeve në sistemin e drejtësisë.
Por ajo që ishte sekret i hapur, që Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin miliona për emërimet në sistemin e drejtësisë, u bë konkrete kur avokati Saimir Vishaj foli hapur në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ para disa kohësh.
Ai hodhi akuza të rënda ndaj Topit dhe Spahiut, duke thënë se kanë marrë nga 50 deri në 300 mijë euro për të prodhuar një dekret presidencial.
“Krijuam një president që ishte Topi, dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre. Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra. Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro, njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret”, u shpreh Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.
“Shyqyr që ishte ai kryeministër që i ndërpreu. Sepse me 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë. I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha)”, theksoi avokati Sajmir Vishaj në SYRI TV.
“Ka qenë një parullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vaiset”, deklaroi Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.