Ilir Beqaj u emërua nga Rama në krye të SASPAC edhe pse ishte nën hetim

E Enjte, 04 July 2024 10:59
 
 

Ish-ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj u vu në pranga të enjten, i dyshuar për abuzim me fondet e BE-së gjatë kokës që drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

BIRN

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është ën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.

Login to post comments