Paloka: Pra Beqaj nuk u arrestua për milionat që u vodhi shqiptarëve bashkë me Edi Ramën

E Enjte, 04 July 2024 13:43
 

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pasi ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua për shkak të abuzimeve me fondet e BE-së.

“Pra, edhe Beqaj nuk qenka arrestuar për miliona euro që iu ka vjedhur bashkë me Ramën shqiptarëve, por për disa dhjetëra mijëra të BE… 

E për të arritur këtë marrëveshje të fundit mes Ramës, hajdutit të tij të radhës dhe drejtësisë së “reformuar” u deshën vite.

Më në fund duket se dhe Beqaj ka pranuar të bëjë ato muajt e burgut si të tjerët dhe mos e hapë gojën per hajdutin e madh (jo vetëm për nga gjatësia) e ndërkohë të vazhdojë të gëzojë çfarë iu ka vjedhur shqiptarëve,” shkruan Paloka.

Login to post comments