Shehu: Urrejtja e Rames per mjeket, diskriminon ata e godet spitalet publike!

E Enjte, 04 July 2024 13:50

Nga Tritan Shehu:

Urrejtja e Rames per mjeket, diskriminon ata e godet spitalet publike!
Me mentalitetin e rregjimeve po kerkohet te hidhet pergjegjesia e ngjarjes se turpeshme te Onkologjikut, mbi mjeket e personelin.
Kur ajo eshte vetem nje simptome e nje sistemi te degraduar shendetesor, si pasoje e keq menaxhimit, korrupsionit te futur ne sistem.
Zevendesimit te motos: ”Pacienti ne qender e motorr i sistemit”
Me kryefjalen e Rilindjes: “O paguaj o vdis”!
1–Po kerkohet te zhduket “pavaresia e Urdherit te Mjekeve”, institucion ai i mjekeve, e sanksionuar kjo me ligjet tona.
2–Po kerkohet te terrorizohen mjeket e specialistet, qe me stoicizem po mbajne sistemin, te transformohen ata ne bujkrober te rregjimit.
3–Duke prekur dhe te drejten universale te tyre per te realizuar aktivitet te lire profesional jashte aktivitetit publik, e sanksionur kjo me Kushtetuten tone.
Duke prekur keshtu nje te drejte universale te njeriut te lire.
Per t’i kthyer ata ne skllever te ndervarur nga shteti i rregjimit.
4–Duke rrezikuar boshatisjen e QSUT etj, nga specialistet tane me te mire, kur pak po ngelin te tille ne nje Shqiperine me 1 mjek per 1000 banore.
5–Duke rritur per pasoje mundesine e korrupsionit ne spitalet publike!
6–Duke konfirmuar edhe nje here perceptimin hipokrit e te deformuar qe ka rregjimi per konceptin progresiv “autonomia spitalore”.
Me deklaratat plot “mburje” qe sot te Ministrise, per ate qe do te vendose neser i ashtuquajturi “Spital autonom”!
Autonomi sipas mesimeve te Kim Jong-un kjo!
Ironi, qe hedh poshte cdo iluzion per nje reforme spitalore te ketij rregjimi…
Qofte dhe pas nje vonese 10 vjecare kjo!

Login to post comments