‘2024 si 1945’/ Malltezi: Komunistët burgosin nacionalistët

E Enjte, 04 July 2024 21:09
 

Jamarbër Malltezi ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka emëruar militantë të PS në sistemin e drejtësisë.

Pas reagimit të Manjës për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke u shprehur ‘të flasë drejtësia’, Malltezi ka postuar një foto të një militanti socialist Besmir Karaxha, i cili është emëruar Oficer i Policisë Gjyqësore nga ministri i Drejtësisë.

‘Ky në të majte tha sot për Beqjen “të flasë drejtësia” por në drejtësi ka emëruar këtë Karaxhën në të majtë që e ka si kamikaz. Emëruan nga gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, deri tek policët të gjithë monizëm edramist’, shkruan Malltezi në Facebook. 

Postimi i plotë:

Komunistët e 1945 me ambasadorin jugosllav

Komunistët e 2024 me diplomatët e Soros. Pisllëku i njëjtë: militantë në dhunim të ligjit i shërbejnë!

Në foto Ulsi Manja me militantin socialist Besmir Karaxha që e çoi në dhunim ligji si hetues/OPGJ në mender SPAK.

Ky në të majte tha sot për Beqjen “të flasë drejtësia” por në drejtësi ka emëruar këtë Karaxhën në të majtë që e ka si kamikaz. Emëruan nga gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, deri tek policët të gjithë monizëm edramist.

 

Login to post comments