'Tuneli i Llogarasë, vepra e dytë më e madhe korruptive pas djegësave, kushtoi 12 mijë euro për çdo turist apo banor që jeton në atë zonë'

Premte, 05 July 2024 17:12
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për media sot, ka denoncuar aferën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.  Berisha tha se, tuneli i Llogarasë është afera e dytë më e madhe e korrupsionit, pas asaj të djegësave.

Sipas kryetarit të PD-së, në tunelin e Llogarasë janë investuar 12 mijë euro për çdo frymë që jeton në atë zonë, banorë apo turist. Duke bërë një krahasim me tunelin e Krrabës, Berisha tha se, investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë. 

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berishës:

Të dashur, qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj! Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri.

Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit. 

Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistik në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar, 22500 euro.

Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12  mijë euro.

Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet, 4.4 mln udhëtarë. 

Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë.

Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë.

Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal.

Sot natyrisht kjo megaaferë e dyta më e madhja, pa aferës së djegësave, mbyllet, amnistohet nga Zamani dhe Skapi i partisë.

Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit. "

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...