Ilir Meta: Mirënjohje për kontributin e zonjës Liri Berisha në ndihmë të fëmijëve me autizëm

Premte, 05 July 2024 19:09
 
 

Si një ditë e veçantë në familjen Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me publikun mesazhin e tij ku i uron jo vetëm shëndet e jetë, por shpreh mirënjohen dhe vlerësimet e larta për përkushtimin e sakrificës së zonjës Berisha në ndihmë të fëmijëve me autizëm në Shqipëri!

Postimi:

Urimet më të përzemërta me rastin e ditëlindjes për zonjën fisnike Liri Berisha, humaniste dhe misionare e jashtëzakonshme që meriton mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta për përkushtimin, sakrificën dhe përpjekjet e palodhura në ndihmë të fëmijëve me autizëm në Shqipëri!

Edhe 100 vite të reja të lumtura, plot shëndet e mbarësi për të dhe familjen e saj!

Login to post comments