Bardhi i nxjerr ligjin Begajt: Ushatari i Ramës injorant, një letër e Don Agaçios dhe shpall zgjedhje në Kavajë

Premte, 05 July 2024 23:10
 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me dekretimin antikushtetues të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi e ka quajtur Begaj injorant dhe ushtar të Ramës, si dhe ka publikuar ligjin të cilin presidenti nuk e ka respektuar në vendimin e tij për të dekretuar kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili shpallte vakancën e postit të Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe kërkonte miratimin sa më shpejtë nga presidenti.

Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, mqs Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpallë zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji!’, shkruan Bardhi.

 
Login to post comments