Mungon uji në Sarandë/ Nis furnizimi me autobote, bie numri i turistëve

Saturday, 06 July 2024 13:11
 

Edhe pse tani është kulmi i sezonit turistik, në Sarandë kanë nisur mungesat e ujit.

Burime të SYRI TV thonë se për shkak të mungesës së ujit, ka nisur furnizimi me autobote.

Edhe pse paguajnë 7 euro për një metër kub ujë, qytetarët dhe turistët e kësaj zone nuk kanë ujë në rubinetët e tyre.

Një situatë të tillë alarmante raportojnë mediat vendore edhe për Borshin.

Sipas tyre, shumë hotele dhe banesa kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Reporterët vendas raportojnë se në Sarandë ka rënie me 40 përqind të numrit të turistëve nga një vit më parë.

EuroNews Albania raporton se pritshmëritë ishin shumë të larta këtë vit, por duket se situata është zhgënjyese në terren.

Login to post comments