Berisha: Vetëm në korrik, Tele-Tuneli ka marrë nga Veliaj dhe Gonxhja 120 mijë euro. Kurse qendra Ura e Bolinos, 45 mijë euro

Saturday, 06 July 2024 22:05
 

Në fjalën e mbajtur për qytetarët në rrugën e Shpresës, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mediat se, vetëm në muajin korrik kanë marrë nga qeveria dhe bashkia 120 mijë euro tele-tuneli dhe Bolino, 45 mijë euro.

‘Vetëm në korrik, Tele-Tuneli ka marrë nga Veliaj dhe Gonxhja 120 mijë euro. Kurse qendra Ura e Bolinos, 45 mijë euro’, tha lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ndaj 11 korriku është dita e kombit, dita e shqiptarëve për t’i dhënë dërrmën këtij regjimi barbar, mizor.

Me 11 korrik, çdo shqiptar proteston për dinjitetin e tij.

Proteston për të rinjtë e këtij vendi që perspektivë të vetme kanë largimin nga Shqipëria.

Proteston për të sëmurët e këtij vendi që perspektivë të vetme kanë fatin që shkruan sëmundja e tyre për ta.

Proteston për pensionistët e këtij vendi, të cilët marrin sot një pension mizerabël në kohën që vetëm me ato që vjedh në një ditë kjo qeveri, pensionet e tyre mund të dyfishoheshin. Dhe ata e meritojnë plotësisht.

Miqtë e mi, me 11 korrik shqiptarët në këmbë sepse këta hajdutë po ndajnë njëri me tjetrin pasuritë tuaja, po ndajnë buxhetin tuaj.

Vetëm në këto muaj, Olsi Rama ka marrë me firmën e vëllait të vet, Edi hajdutit, 38 mijë metër katror tokë.

Vetëm në këto muaj, kompania e Qefalisë ka marrë vetëm nga Bashkia e Tiranës, 5 milionë euro.

Vetëm në korrik, Tele-Tuneli ka marrë nga Veliaj dhe Gonxhja 120 mijë euro.

Fëmijët rrinë pa ilaçe, të sëmurë me sëmundje të rënda vdesin pa ilaçe, kurse këta banditë bëjnë tualetin e fytyrës së tyre të zezë me mediat që paguajnë.

Vetëm këtë muaj i paguan qendrës Ura të famozit Bolino 45 mijë euro për t’u mashtruar ju.

Studio Rebus e vajzës së zonjës Bozo përfiton nga Veliaj 720 mijë euro.

Nuk kanë ligj mo, këta janë të pashpirt, këta janë hajdutë që nuk ndalen me asgjë.

Këta janë raca më e fëlliqur që ka patur Shqipëria në tërë historinë e vet.

Historia e tyre është vjedhje, vjedhje, drogë, krim, krim dhe drogë.

Në këmbë shqiptarë, më 11 korrik, të gjithë në Tiranë, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Login to post comments