Shefi i Departamentit në UT godet pedagogen! Asnjë reagim nga shoqatat për mbrojtjen e grave

Diel, 07 July 2024 20:58
 

Aktivisti dhe ish-pedagogu Rigels Xhemollari ka reaguar pas skandalit të ndodhur me shefin e Departamentit të Marketingut në UT Mirdaim Axhami, i cili dhunoi fizikish duke goditur me grusht pedagogen Liljana Billa.

Në postimin e tij në Facebook, Xhemollari i ka bërë thirrje pedagogëve dhe shoqatave për mbrojtjen e grave që të ngrihen dhe të reagojnë për këtë skandal të madh të ndodhur në auditoret e universiteteve. 

‘Universiteti i Tiranës, çerdhe e hajdutërisë dhe delikuentëve! I bëj thirrje atyre pak pedagogëve të ndershëm që kanë ngelur, të distancohen, të denojnë aktin dhe të kërkojnë shkarkimin e mënjëhershëm të pedagogut delikuent’, shkruan Xhemollari. 

Postimi i plotë:

Universiteti i Tiranës, çerdhe e hajdutërisë dhe delikuentëve!

Ditën e djeshme, Shefi i Departamentit të Marketingut në UT Mirdaim Axhami, i zgjedhur si kandidat i vetëm në 21 Qershor, ka qëlluar me grusht pedagogen Liljana Billa.

Është i njëjti delikuent, i cili ofendonte të gjithë kolegët në grupe komunikimi me fjalorin më banal të mundshëm.

Pyetja që lind është, pse u zgjodh sërisht ky individ, në krye të departamentit? Për të ofenduar dhe grushtuar pedagogët?

Sepse ky Universitet tashmë drejtohet nga hajdutët, klanet e pushtetit dhe jo nga profesorët. Ky universitet ka përfunduar ciklin akademik, duke i hapur rrugën plagjiaturës, dhunës, fyrejeve dhe klientelizmit të titujve dhe doktoraturave.

Nëse do të kishte Këshill Etike funksional, pas fyerjeve që u publikuan, zotëria sdo ishte më pedagog, jo të rizgjidhej shef. Nëse do të kishte rektor që I dhimbsej imazhi i universitetit, do e kishte pezulluar, por nuk e bën dot, sepse hajdutëria, klientelizmi dhe delikuenca ka kapur majat e drejtimit.

I bëj thirrje atyre pak pedagogëve të ndershëm që kanë ngelur, të distancohen, të denojnë aktin dhe të kërkojnë shkarkimin e mënjëhershëm të pedagogut delikuent.

Login to post comments