Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te inaugurimit të tunelit të Llogarasë, një tjetër vepër korruptive e qeverisë së Edi Ramës, që i ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 170 milionë euro.
‘Inauguruan tunelin e vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor. Sot radha ishte 1 orë, sepse njërin tub e vodhën dhe hapën vetëm një tub’, denoncoi Berisha gjatë fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Miq!
Dje inauguruan me dajre dhe daulle tunelin e vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor.
45 mijë euro për banor sepse Edi Rama duhet të mbushte valixhet me euro.
Sepse Edi Rama duhet të afronte pronat e tij.
Sepse për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë.
Gjysmën e Shqipërisë, nga Miloti në Vermosh e lë gjithsej me 60 mln euro investime në 10 vite. Kurse në tunelin e Llogarasë duke investuar 45 mijë euro për banor, nga Palasa në Himarë, sepse banorët e Qeparoit, Borshit dhe fshatrave të tjera, kanë rrugën e lumit të Vlorës, tre herë më të përshtatshme se sa rrugën e bregut.
Dje inauguruan, kurse sot radha tek tuneli tejkaloi dhe 1 orë. Nuk ka rëndësi se sa funksional është, sepse njërin tub e vodhën dhe e futën në xhep dhe hapën vetëm një tub.
Nuk ka rëndësi se kushtoi 2.5 herë më shtrenjtë se Elbasani.
Rëndësi ka që u mbushën baulet e Edi Ramës.
Rëndësi ka që u afrua ai me pronat e veta, dhe bëri ndaj shqiptarëve atë që as Spiro Koleka nuk ua bëri dot kurrë. Ti gjobisë ata në një mënyrë të tillë, siç i gjobiti Edi Rama.
11 korriku është dita e drejtësisë, dita e të vërtetës, është dita e betejës.
Shqiptarët në 11 korrik të gjithë në Tiranë, nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen.
O sot o kurrë.
Fitore, fitore, fitore!