Kuvendi që s’pyeti për ‘Venecian’ mbi reformën në drejtësi, shkon e pyet për mandatin e Olta Xhaçkës

Hënë, 08 July 2024 20:29
 

Mandati i Olta Xhaçkës si deputete e PS, është një ‘gur peshe’ në shpinën e Kuvendit të Shqipërisë, pasi nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e cilëson antikushtetues dhe në konflikt interesi, pasi burri i saj u shpall investitor strategjik me vendim të Këshillit të Ministrave, gjatë periudhës që vetë Xhaçka ishte ministre kabineti e Edi Ramës.  

Në një kërkesë të ditës së sotme drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi kërkon rihapjen e çështjes pasi të merret opinion nga Komisioni i Venecias. 

Është po ky Kuvend, i cili anashkaloi opinionin e ‘Venecias’ në lidhje me hartimin e reformës në drejtësi, duke sjellë kapjen totale të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, por sot kërkon opinionin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës si deputete e PS, duke u orvatur të fitojë kohë sa më shumë për ta shpëtuar nga paligjshëmria.

Kuvendi i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të kërkojë një interpretim nga Komisioni i Venecias lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ish-ministres së Mbrojtjes dhe ish-ministres së Jashtme në qeverinë Rama.

Parlamenti i kërkon Gjykatës Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qëllim kërkimin e një opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Login to post comments