Balliu: Yzberishti të dalë në protestë më 11 korrik ndaj një pushteti që nuk mbledh as plehrat

E mërkurë, 10 July 2024 00:04
 

Sekretari organizativ i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka postuar një video nga rrjetet sociale nga zona e Yzberishtit ku plehrat janë pa mbledhur.

Balliu u bën thirrje qytetarëve të kësaj zone më datën 11 Korrik ora 20:00 të bashkohen të gjithë në protestë tek Kryeministria kundër këtij pushteti që sipas tij, nuk gjen kohën as për të mbledhur plehrat. 

Balliu: Të nderuar miq! Këtu jemi në zonën e Yzberishtit. Shikoni pak gjendjen katastrofike dhe dramatike të kësaj zone. Shikoni në çfarë situate të tmerrshme jetojnë banorët e kësaj zone , a thua se jemi në Kandahar. Këtu duket qartazi se makinat e plehrave nuk kanë ardhur prej kohësh dhe Erion Veliaj me të gjithë të korruptuarit e tij, kanë fytyrë të kërkojnë votën në këtë zonë. 

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj zone më datën 11 Korrik ora 20:00 të bashkohen të gjithë në protestë tek Kryeministria kundër këtij pushteti që nuk gjen kohën as për të mbledhur plehrat pavarësisht se paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin, paguajmë miliona euro për Eco Tirana dhe prap gjendja është kjo. Prandaj ju ftoj në datën 11 Korrik bashkë në protestë, të bashkuar në betejë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...