Mediat gjermane: Mijëra demonstrues të zemëruar kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe lirimin e Berishës

Premte, 12 July 2024 10:36
 

Shumë media gjermane i kanë bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë.

Gazeta e madhe gjermane, Frankfurter Allgemeineshkruan se mijëra protestues të zemëruar kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha. 

“Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar Tiranë të enjten kundër kryeministrit Edi Rama. Kundërshtarët e qeverisë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Demonstruesit e zemëruar hodhën mjete ndezëse në godinën e qeverisë shqiptare dhe zyrën e një kryetari bashkie që i përket Partisë Socialiste të Ramës. Zjarret janë shuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kundërshtarët e qeverisë kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie nën dyshimin për korrupsion. “Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku lideri i opozitës është nën arrest politik pa asnjë fakt apo provë”, tha Berisha përmes video-lidhjes. “Edi Rama do një Shqipëri pa shqiptarë, pa opozitë dhe pa drejtësi”.

Prokurorët nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrenë zyrtarisht akuza ndaj Berishës. Berisha mohon të gjitha akuzat dhe akuzon Ramën se po hakmerret për të heshtur kundërshtarët. Rama nga ana e tij i mohon akuzat,” raporton gazeta gjermane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...