Agron Gjekmarkaj: Atentati ndaj Presidentit Tramp si triumf i gjuhës demonizuese!

Diel, 14 July 2024 18:07
 

Nga Agron Gjekmarkaj:

 

Sot e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe njëkohësisht favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA, u qëllua me snajper nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lëndime.

Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohësisht, rrezikoi jetën e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e shtuar pikëpyetje!

 

Por bashkëkohësia politike duhet të mësojë diçka nga e gjitha kjo.

Donald Tramp po demonizohet nga media, nga gjykatat, nga artistë e intelektualë pranë së majtës e fondacionit Soros  në Amerikë.

Në përgjithësi në shumë vende, vitet e fundit edhe në Europë, vihet re një braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka për qëllim kalkulimin politik dhe pushtetin.

Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi. Atentati është dëshmi e tij. Telefonata solidarizuese e  Presidentit Biden, lutja e tij për shërim të shpejtë, demostrim i madhështisë së Amerikes!  Po kaq dënimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv.Presidentja Kamala Harris. Me sa shihet propaganda e urrejtjes gjen tokë pjellore dhe ja del në shpërlarjen e trurit duke prodhuar vrasës e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik. 

Muaj më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali Berishen, ish President, ish Kryeministër dhe Kryetar i Opozitës. Disa morën anën e agresorit dhe jo të viktimës. Nuk e di nëse e telefonoi njeri Sali Berishën?!

Qytetarve të tillë më pas u gjinden sëmundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë , edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë ! 

 
 

Pyetja është nga ata ushqehen shpirtërisht e mendërisht dhe pse mendojnë se po kryejnë “një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?!Si ju lind guximi?

Lehtesia me të cilen politika , media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundërshtarët , si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rëndin publik po shumë më tepër se aq. 

Kriminelet që kanë per idhuj politikanë me gjuhe të ndezur , gjyqtare, artiste që përkufizojnë si djall atë qe se duan , që duan ta shkatërrojnë njerzisht që të përfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta besojnë se po plotësojnë dëshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!!

Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shënjojë mënyrën e sjelljes kudo , do ti nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botes reagoi në unison.

Kjo duhet të ndodhe edhe tek ne ku një themelues i Opozites Azem Hajdari u vra para selise së PD në vitin 1997 , ku një tjetër goditet egërsisht e ku gjuha demonizuese mbretëron sovrane!

Kriminelet në Shqiperi janë aktiv per hesap të tyre shto edhe të indoktrinuarit çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi reflektimin jo. Fati u tregua zemergjegje me Donal Tramp pse jo edhe me Amerikën e qyteterimin perëndimor por nuk duhet të jemi në mëshirën e fatit por te mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundërshtarin duke e shndërruar atë në tabele qitjeje!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...