Berisha: Opozita e një vendi të lirë s’mund të kontrollohet nga një vend tjetër, në një mënyrë apo në një tjetër, karma kthehet

Hënë, 15 July 2024 09:22
 

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se ‘opozita e një vendi të lirë nuk mund të kontrollohet nga një vend tjetër’.

‘Opozita e një vendi të lirë nuk mund të kontrollohet nga një vend tjetër, e këto në një mënyrë apo në një tjetër, karma kthehet’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Por përsëri s’do mund të ju tradhëtoja ju kurrë dhe më duhet të them se, kur ndërmerr shkatërrimin e opozitës në një vend mik, duhet të kontrollosh veten se ke probleme madhore.

Se ke probleme madhore, se opozita është morali i një kombi, i madh apo i vogël qoftë ai.

Se opozita është pushteti morali i një vendi, i madh apo i vogël qoftë ai.

Se opozita e një vendi të lirë nuk mund të kontrollohet nga një vend tjetër dhe të gjitha këto, në një mënyrë apo në një tjetër, karma kthehet.

Ndaj dhe uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë të presidentit Donald Trump.

Uroj që akte të tilla të mos përsëriten kurrë në vende të lira.

Uroj fushatë elektorale dinjitoze, frymëzuese, shembullore në zgjedhjet presidenciale dhe jo kurrë me atentate ndaj kandidatëve kryesorë.

Shpreh me këtë rast edhe njëherë në emrin tuaj, solidaritetin tim të plotë me presidentin Donald Trump, familjen Trump, Partinë Republikane dhe mbarë qytetarët e SHBA dhe të gjithë ata që dënojnë aktin e mbrëmshëm si një akt terrorist ndaj demokracisë, kushtetutës, ligjit në vendin udhëheqës të botës së lirë.

Faleminderit.

E mbyll sot me fjalët e presidentit i cili u ngrit si luan: luftoni, luftoni dhe vetëm luftoni.

Do të luftojmë, luftojmë dhe vetëm do të luftojmë.

Do të luftojmë dhe do të fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...