Skenari Becchetti/ Gjykata belge i konfiskon të ardhurat e trafikut ajror Spanjës pasi humbi arbitrazhin

Tuesday, 16 July 2024 19:24
 
 

Rezistenca e qeverisë spanjolle për të paguar gjobën e dhënë nga vendimi i arbitrazhit për një kompani private ka marrë fund teksa një gjykatë belge ka urdhëruar konfiskimin e të ardhurave që Spanja fiton nga trafiku ajror.

Konflikti i ngjashëm me atë të qeverisë shqiptare me biznesmenin italian Francesco Becchetti ka nisur në vitin 2021, kur gjykata e arbitrazhit në Zvicër dënoi qeverinë spanjolle me 30 milionë euro gjobë si kompesim për kompaninë Blasket Renewable Investments LLC.

Por pavarësisht dënimit, ashtu si qeveria shqitare edhe ajo spanjolle kishte refuzuar të paguante deri më tani pasi e konsiderontë gjobën si të pamerituar.

Saga mori fund tre ditë më parë kur gjykata belge i dha të drejtë kompanisë Blasket Renewable Investments LLC të konfiskojë 32 milionë euro bashkë me interesat, që Spanja ka në Agjencinë Europiane të Trafikut Ajror, Eurocontrol.

Konflikti

Çështja është një nga grindjet ligjore të lidhura me mënyrën se si Spanja shfuqizoi lehtësitë fiskale për investitorët në projektet e energjisë së rinovueshme të miratuara në vitin 2007. Pas vitit 2011, një ish-qeveri e Partisë Popullore tërhoqi anulloi lehtësitë pasi u përpoq të frenonte krizën e financave publike dhe rritjen shpërthyese të borxhit. Për shkak se Spanja nuk ka paguar shumat e duhura në vendimet e arbitrazhit që ka humbur, disa kreditorë kanë kërkuar të sekuestrojnë ose ngrijnë asetet tregtare të vendit ose të kompanive në pronësi të qeverisë.

Mbretëria e Spanjës nuk është njoftuar për ndonjë përpjekje për të sekuestruar asetet në Belgjikë dhe do të kundërshtojë vendimin e gjykatës belge, tha një zëdhënës i Ministrisë Spanjolle për Tranzicionin Ekologjik dhe Sfidën Demografike. Ministria argumenton se pagesa e këtyre gjobave mund të jetë kundër ligjit të Bashkimit Evropian dhe të konsiderohet si ndihmë e paligjshme shtetërore.

Shpenzimet ligjore

26 kompanitë e energjisë së rinovueshme të prekura nga mospagesat thanë në një deklaratë të mërkurën se shuma e kompensimit, interesit dhe kostove ligjore aktualisht është rreth 1.8 miliardë euro.

“Kompanitë e prekura dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje me qeverinë dhe, në përputhje me një propozim të paraqitur majin e kaluar në Madrid, kanë propozuar një zgjidhje konstruktive për t’i dhënë fund procesit gjyqësor dhe për të artikuluar pagesën e detyrimeve të papaguara,” thanë ata në deklaratë. “Të prekurit janë gjithashtu të hapur për ri-investim në Spanjë, me kusht që të rivendoset siguria ligjore”.

Ndërsa shuma fillestare e kompensimit për rastet arriti në 10.6 miliardë euro, vendi deri më tani ka fituar 7.6 miliardë euro nga kërkesat dhe ka humbur 1.5 miliardë euro, tha zëdhënësi i ministrisë spanjolle. Ka 1.5 miliardë euro të tjera në pritje të zgjidhjes.

Blasket Renewable Investments fitoi gjithashtu një çështje në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, ku një gjykatë ngriu katër llogari bankare të lidhura me Instituto Cervantes të Spanjës dhe i kërkoi Spanjës të përshpejtonte pagesën. Në gusht, një grupi të veçantë investitorësh iu dha e drejta për të sekuestruar pronën në pronësi të qeverisë spanjolle në lagjen e pasur Notting Hill të Londrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...