Berisha: Regjimi nuk lejoi financimin e 61 kandidatëve të opozitës kundrejt milionave për Basho-opozitën

E mërkurë, 17 July 2024 00:14
 

Kryedemokrati Sali Berisha u ndal te zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duke theksuar se regjimi i Edi Ramës nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës.

‘Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Kujtoni pak për një moment të dashur miq datat 15,16, 17 maj. Zgjedhjet, të cilat zhvilloheshin në kushtet e pabarazisë më absolute.

Zhvilloheshin në kushtet kur Edi Rama me gjykatësit e tij i kishte marrë logon partisë më të madhe opozitare.

Nuk lejonte emrin e kryetarit të saj në fletën e votimit.

Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës.

Kujtoni pak zgjedhjet në të cilat vrasësit serialë Bajrëve, Ndokëve, Rrajave, Avdylëve, Bamëve etj, etj kërcënonin me hanxharët e tyre votuesit dhe demokratët.

Kujtoni pak patronazhistët, aktivistët, policinë politike terroriste elektorale të Edi Ramës.

Kujtoni pak rrethimin e qendrave të votimit prej tyre dhe transferimin e qendrave të 1.2 milionë zgjedhësve për t’i lënë pa votuar.

Të gjitha këto, së bashku me 683 mijë zarfa të pensionistëve dhe qindra milionë euro të shpërndara.

Miqtë e mi, ua kujtova këto jo se nuk i dini, por pavarësisht nga këto, propaganda e shpifur e Edi Ramës u vërsul kundër opozitës se humbi zgjedhjet dhe jo kundër kriminelit elektoral.

A e shihni pra se cila është koha në të cilën fajtori shpallet fitimtar, kurse viktima shpallet fajtor?

A e shihni pra se çfarë efekti toksik ka propaganda e drejtuar nga qeveria?

Por të gjitha këto nuk mund të jenë kurrë dekurajim për ne.

Të gjitha këto duhet të jenë vetëm nxitje dhe frymëzim për guxim dhe betejë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...