Tubimi i sotëm në 'Rrugën e Shpresës'/ Berisha: Jemi qendrestarë të pamposhtur

E mërkurë, 17 July 2024 09:22
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar regjimin e Edi Ramës për ndjekjen e planit të Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. “Regjimi po ndjek pikë për pikë planin e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, madje duke e tejkaluar atë në disa raste,” deklaroi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Lideri historik i PD, u ndal te zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duke theksuar se regjimi i Edi Ramës nuk lejoi financimin e kandidatëve të opozitës me asnjë qindarkë. “Nuk lejoi financimin e asnjë prej 61 kandidatëve të opozitës, ndërsa kandidatët e partisë së krimit dhe 12 kandidatët e Basho-opozitës përfituan miliona e miliona,” tha Berisha.

Në fjalën e tij përpara protestuesve në tubimin MARATONË në ‘Rrugën e Shpresës’, kreu i PD-së theksoi se shqiptarët janë më të vendosur se kurrë të sakrifikojnë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe drejt një qeverie teknike.

Berisha, iu drejtua qytetarëve që kishin ardhur ta mbështesnin, duke thënë se mercenarët e Ramës po shkelin Kushtetutën e vendit duke arrestuar pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Berisha theksoi se çdo ditë ka denoncuar lidhjet e Ramës me krimin, drogën dhe korrupsionin, përfshirë atë ndërkombëtar. 

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari që frymëzoni me guximin, me qëndresën tuaj çdo qytetar të lirë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim i faktuar tashmë si pushtimi më i pamëshirë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Si regjimi që po zbraz në mënyrë më të frikshme, më të pamëshirë Shqipërinë nga shqiptarët.

Regjimi që po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por që e po e tejkalon atë në zbatim disa herë.
Të dashur miq, çdo orë, çdo ditë, çdo javë në qoftë se denoncojmë zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë, ne denoncojmë një gjenocid më masivin të ushtruar ndonjëherë ndaj kombit shqiptar në shekuj dhe mijëvjeçarë.

Ne denoncojmë gjenocidin që narkoshteti i Edi Ramës kryen duke krijuar kushte të llogaritshme për largimin nga Shqipëria të shqiptarëve, në 8 vite rreth 40 përqind të popullsisë së vendit.

Në këtë kontekst, ne nuk heshtim dhe kurrë nuk do reshtim së luftuari për ndryshimin e kësaj gjendje.

Për çlirimin e shqiptarëve nga ky regjim.

Për çlirimin e shqiptarëve nga kjo katastrofë ekzistenciale që zhvillohet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe vit mbi qenien e tyre.

Dhe që mbulohet nga një propagandë e tmerrshme që u servir shqiptarëve dështimet më të mëdha për suksese.

Që u mbulon shqiptarëve vjedhjet që tejkalojnë çdo lloj limiti.

Që u mbulon shqiptarëve lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Që u mbulon shqiptarëve grabitjen, plaçkitjen e votës dhe kontrollin e vullnetit të tyre.

Kujtoni pak për një moment të dashur miq datat 15,16, 17 maj. Zgjedhjet, të cilat zhvilloheshin në kushtet e pabarazisë më absolute.

Zhvilloheshin në kushtet kur Edi Rama me gjykatësit e tij i kishte marrë logon partisë më të madhe opozitare.

Nuk lejonte emrin e kryetarit të saj në fletën e votimit.

Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës.

Kujtoni pak zgjedhjet në të cilat vrasësit serialë Bajrëve, Ndokëve, Rrajave, Avdylëve, Bamëve etj, etj kërcënonin me hanxharët e tyre votuesit dhe demokratët.

Kujtoni pak patronazhistët, aktivistët, policinë politike terroriste elektorale të Edi Ramës.

Kujtoni pak rrethimin e qendrave të votimit prej tyre dhe transferimin e qendrave të 1.2 milionë zgjedhësve për t’i lënë pa votuar.

Të gjitha këto, së bashku me 683 mijë zarfa të pensionistëve dhe qindra milionë euro të shpërndara.

Miqtë e mi, ua kujtova këto jo se nuk i dini, por pavarësisht nga këto, propaganda e shpifur e Edi Ramës u vërsul kundër opozitës se humbi zgjedhjet dhe jo kundër kriminelit elektoral.

A e shihni pra se cila është koha në të cilën fajtori shpallet fitimtar, kurse viktima shpallet fajtor?

A e shihni pra se çfarë efekti toksik ka propaganda e drejtuar nga qeveria?

Por të gjitha këto nuk mund të jenë kurrë dekurajim për ne.

Të gjitha këto duhet të jenë vetëm nxitje dhe frymëzim për guxim dhe betejë.

Miqtë e mi, vetëm beteja është shpresa e fundit e shqiptarëve.

Vetëm beteja është rruga e fitores ndaj një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.

Ndaj një njeriu që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura ushqen një propagandë kundër të vërtetës nga mëngjesi gjer në darkë.

Që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura blen deklarata nëpër botë dhe vizita në Shqipëri.

Por ne jemi shqiptarë, geni ynë është i pamposhtur.

Ndaj dhe ne qëndrojmë të pamposhtur për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve.

Qëndrojmë të pamposhtur në sakrificën dhe përpjekjen tonë për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve.

Qëndrojmë të pamposhtur për të shkuar drejt qeverisë teknike sepse me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë.

Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë ju dëgjoni vendime që poshtërojnë çdo shqiptar.

Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim.

Se është i aftë të shkelë çdo ligj.

Të shkelë Kushtetutën.

Shikoni çfarë bën me Xhaçkën e tij? Shikoni çfarë bën me Erion Veliajn, Ballukun, hajdutët e tjerë?

Edi Rama është njëlloj, është si pika e ujit e ndarë në dysh me babanë e tij xhelat, Kristaq Rama, i cili varte kundërshtarët politikë sepse të atilla ishin ligjet e kohës për kundërshtarin.

Kurse sot, Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën urdhëron mercenarët e tij të shkelmojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Të shkelmojnë Kushtetutën e vendit dhe të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Për faktin e vetëm se ka denoncuar çdo ditë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj, vjedhjet e tij monstruoze, vjedhjet e familjarëve të tij, vjedhjet e ministrave të tij, lidhjet e tij me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar.

Vetëm e vetëm se ka mbrojtur në çdo rast interesin kombëtar.

E ka denoncuar atë si argat të Beogradit.

Edi Rama pas atentateve që organizon dhe dështon me turp, ndërmerr arrestet politike jo vetëm ndaj Sali Berishës, por ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës.

Arreston të zgjedhurit e saj vetëm e vetëm se është i çmendur pas pasurive të bregut dhe do t’ia kaparojë ato të gjitha me vëllain dhe sojin e tij të fëlliqur.

Por ne jemi këtu gardianë të të vërtetës.

Ne jemi këtu qëndrestarë të pamposhtur.

Avoketër të pakthyeshëm të interesit publik.

Të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi këtu sot më të vendosur se kurrë të sakrifikojmë, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira.

Të mbrojmë interesin tonë kombëtar.

T’i rikthejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin, shtetin ligjor, kushtetutshmërinë.

Të godasim, të presim me forcën e ligjit lidhjet e tmerrshme të politikës me krimin.

Të presim me gërshërët e ligjit dorën e zezë të hajdutëve të pushtetit që varfëron shqiptarët.

Të presim me forcën tonë tentakulat e korrupsionit ndërkombëtar mbi këtë vend.

Shqipëria e shqiptarëve.

Shqipëria vend demokratik, vend i lirë, e sigurt në rrugën evropiane, është dhe mbetet motivi ynë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...