Berisha: Turizmi, pasuria përrallore e kthyer sot në mallkim për shqiptarët nga Rama dhe narko-zyrtarët e tij

E Enjte, 18 July 2024 13:03
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, ka deklaruar se narkozyrtarët, nën drejtimin e Edi Ramës, janë vërsulur me tërbim kundër 'dezinformimeve' dhe veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit.

Berisha theksoi se nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar me Maldivet e Europës, apo Alpet e të cilit të jenë quajtur Himalajat e Europës.

Lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh se Edi Rama dhe statistikat e qeverisë së tij tregojnë shifra jo të vërteta dhe mundohen të fshehin të vërtetën mbi numrin e turistëve dhe të ardhurat që shteti shqiptar ka fituar në vitin e kaluar.

Në fjalën e tij, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve mbi aferat e narkoqeverisë, duke përmendur tunelin e Llogarasë, ku sipas Berishës, investimi ka kushtuar 15 mijë euro për qytetar, ndërsa përfitimi është thuajse i papërfillshëm.

Berisha gjithashtu tha se Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu sipas standardit evropian dhe se ujërat e zeza të vendit derdhen në brigjet tona.

Në tubimin maratonë, Berisha u shpreh se qeveria Rama mashtron për turizmin nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk u thotë qytetarëve të vërtetën. Ai theksoi se 80-90 përqind e produkteve në supermarkete janë importe dhe jo prodhime vendase, me çmime 10 deri në 250 përqind më të larta se në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera.

Kryedemokrati Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme përpara Bashkisë Tiranë, në orën 11:00.

"Nesër të gjithë tek bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn, këtë produkt çnjerëzor të vjedhjes dhe shpërfytyrimit", u shpreh Berisha në tubimin maratonë tashmë që zhvillohet çdo mbrëmje te ‘Rruga e Shpresës’.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Ju përshëndes me mirënjohje të pakufishme, nderimin më të madh ju oratorët, të cilët me fjalën e tyre ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq, cilido që njeh këtë vend, konstaton se pasuria më përrallore e këtij vendi pas njerëzve janë brigjet, malet, kodrat, liqejtë.

Janë shtigjet e tij turistike.

Në këtë rrafsh, unë nuk di asnjë vend tjetër që mund të krahasohet me Shqipërinë.

Nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës.

E megjithatë miqtë e mi, me dhimbjen më të madhe, me trishtimin më të thellë më duhet t’u them se turizmi, pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët.

Dhe ju lutem, të më dëgjoni se çfarë më shtyn mua, cili motiv më shtyn mua të bëj një deklaratë të tillë.

Ju garantoj dhe ju betohem, se përveç interesit tuaj si qytetar, asgjë tjetër.

Këto ditë, narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit.

Sot, publikisht u akuzuan vlonjatet se fajin e kanë ata për çmimet, etj, etj.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, unë do u provoj sonte me të dhënat e kësaj qeverie se si vjedhjet e tmerrshme, se si shpërdorimet dhe abuzimet e Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve, e shndërruan këtë pasuri përrallore të shqiptarëve në një mallkim për ju.

Edi Rama dhe televizionet e tij turiste, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se vitin e kaluar morën, patën 10.1 milionë turistë.

Mirëpo, po statistikat e narkoqeverisë së Edi Ramës thonë se në 109 mijë shtretër turistikë të Shqipërisë, u regjistruan gjithsej 6 milionë net fjetje.

Pra, miqtë e mi, me këtë llogari i bie se çdo turist fjeti në Shqipëri dy orë më shumë se gjysëm nate, apo një orë më shumë se gjysëm nate.

Nga 10 milionë, janë 6 milionë net.

Më falni, nuk po shkoj larg unë, as në Spanjë, as në Itali, Francë apo ndonjë vend tjetër, por po ndalem këtu në Mal të Zi, 100 e ca kilometra që këtu.

Ky vend, vitin e kaluar ka regjistruar 2.6 milionë të ardhur në Malin e Zi. Dhe ka regjistruar 16.3 milionë net fjetje.

Pra, turisti në Malin e Zi, 180 kilometra nga Tirana, ka regjistruar me 2.6 milionë, 16.3 milionë net, apo 6.2 net për turist.

Ka regjistuar pra miqtë e mi, fiks mbi 10-fishin e netëve për turist të Shqipërisë.

Pra, qytetari i Malit të Zi, ka përfituar nga taksat e këtyre net fjetje, 10 herë më shumë se qytetari i Shqipërisë.

10 herë më shumë, por unë po i marr të dhënat siç janë.

Ku kanë shkuar këto? Që të gjitha këto 10 herë më pak për shqiptarët atëherë, kanë shkuar në kontot bankare të klientelës së Edi Ramës, qeveritarëve, por jo në taksa që duhet të ktheheshin në buxhet për arsimin, shëndetësinë, për rrogat, pensionet.

Prapë vazhdojmë me këtë analizë, Edi Rama ka shndërruar këtë sektor në një mallkim për qytetarët.

Po pse? Në vitin 2022, Ministria e Financave me fatura, konstaton se nga 7.2 milionë turistë, fjetjet e tyre në Shqipëri janë xhiruar 140 milionë euro.

Nga të cilat janë paguar si TVSH me 6 përqind, që është TVSH e tyre, 8.5 milionë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kanë ndarë pra, nga 7.2 milionë turistë, 8.5 milionë. Po t’i heqim kreditimin e TVSH, i bie 8 milionë.

Pra o miqtë e mi, në këtë pasuri përrallore, çdo qytetar i këtij vendi, përveç atyre që janë pronar hotelesh e motelesh, ka përfituar 4 euro.

Në qoftë se kemi përfituar gjithsej 8 milionë euro si popull dhe 4 euro për person, kemi shpenzuar nga paratë e buxhetit, nga taksat tuaja, kemi investuar në resortet turistike të klaneve të Edi Ramës, 430 milionë euro në vit.

Pra, qytetarë, keni fituar 4 euro, keni investuar nga buxheti që mund të blinit ilaçe, shkolla, spitale, rroga, pensione, keni investuar secili 178 euro për person.

A ka krim më të shëmtuar se kjo?

A ka mallkim më të madh?

A nuk është kjo shndërrimi i kësaj pasurie përrallore në parajsë për hajdutët dhe mallkim për qytetarët?

Miqtë e mi, që pasuritë shndërrohen në mallkim për qytetarët, kjo është e njohur që nga sistemi i kolonializmit, kjo është e njohur në çdo diktaturë.

Kështu që nuk po them asgjë të re, vetëm po sjell shifra dhe fakte të pakundërshtueshme se si turizmi në Shqipëri është shndërruar në pasuri të mallkuar për qytetarin shqiptar.

Por po shkojmë pak më tutje.

Po po të marrim tunelin e Llogarasë? A e dini ju o miq se me 8 mijë shtretër që ka ajo zonë, nga Palasë në Himarë, shqiptarët si TSVH për net fjetje në buxhetin e tyre kanë futur gjithsej 620 mijë euro.

Imagjinoni, mos harroni, u hidhni një sy atyre hoteleve, banesave, vilave, etj. 620 mijë euro.

I bie 0.26 euro për qytetar shqiptar.

Fitimi pra është 0.26 për qytetar shqiptar.

Por sa është investimi? Investimi që është bërë, i bie të jetë 15 mijë euro për çdo qytetar të bregut dhe turist.

I bie 45 mijë euro për një shtrat turistik.

I bie gjoba më e tmerrshme që mund të jetë vendosur ndaj një populli.

I bie 180 euro për banor të shqiptarëve.

Po prandaj nuk ka ilaçe.

Po prandaj nuk ka ujë të pijshëm.

Po prandaj ka sëmundje.

Po prandaj shkollat janë përtokë.

Sepse në të gjitha këto ka vetëm vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Miqtë e mi, kjo është një situatë superemergjente.

Këtë pasuri përrallore, në një barbari të plotë, e ka shndërruar në një gjobë të tmerrshme për shqiptarët.

Unë u ndala në disa aspekte.

Po pse ka rë turizmi?

Ata mashtrojnë për turizmin nga mëngjesi gjer në darkë dhe nuk u thonë të vërtetat.

Turizmi ka rënë jo se vlonjatet janë në gropë dhe janë pa mend. Mund të ketë spekulantë, mund të ketë abuzime.

Por e vërteta është se çmimet, ju që blini çdo ditë në supermarkete, në magazinat e fruta-perimeve, duhet ta dini se 80-90 përqind e atyre që blini janë importe.

Dhe duhet ta dini se çmimet e tyre në Shqipëri janë nga 10 gjer në 250 përqind më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera.

Prandaj nuk janë vlonjatët pa mend, por ti je një kokërr hajduti pa moral që di vetëm të vjedhësh dhe po e shkatërron Shqipërinë.

Sigurisht, po të përzësh masivisht shqitparët nga Shqipëria, nuk mbetet krah pune sepse punën për tre muaj, punën provizore në tërësi nuk e pëlqen.

Dhe për t’i punësuar, duhet t’i japësh një rrogë shumë më të lartë.

Unë nuk them se nuk ka spekulantë, por nuk them se nuk shkaku i rritjes së çmimeve është tek rritja e tmerrshme e çmimeve.

Tek rënia katastrofale e prodhimit bujqësor.

Unë e di qënë bujqësi hyjnë miliarda nga turizmi, por problemi është sa shkojnë te qytetari i thjeshtë, te ai që nuk ka hotel, te ai që nuk ka motel, te ai që jeton me rrogën e tij dhe blen ushqimet çdo ditë.

Turizmi ka edhe një rënie tjetër shkak të madh.

Pisllëku.

Po, miqtë e mi.

Në vitin 2013 kemi dorëzuar nga Saranda në Shëngjin, 11 impoante të përpunimit të ujërave të zeza.

Sot shumica dërrmuese e tyre janë jashtë përdorimit se nuk duan të paguajnë energjinë elektrike.

Sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj.

Sot Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu, me standardin evropian.

Kroacia, me mijëra kilometra, mbi 95 përqind i ka me flamurin blu.

E kuptoni pra se si e kthen ky hajdut turizmin në një mallkim dhe është keqardhje e madhe, shumë e madhe, sepse investimet më të mëdha në 30 vite janë bërë në atë fushë.

Mirëpo një vjedhje e tmerrshme ka lëshuar.

Unë garantoj qytetarët shqiptarë se turizmi do të mbetet përparësia absolute, po kurrë me këtë shpërndarje grabitqare të të ardhurave të tij.

Kurrë nuk do jetë mallkim, përveçse bekim për shqiptarët.

Turizmin do ta kthejmë nga mallkim, në një bekim të madh për qytetarin shqiptar me të ardhurat e tij.

Për fermerin shqiptar, për punëtorin shqiptar.

Dhe nuk do ta katandisim siç e ka katandisur Edi Rama.

Garantoj shqiptarët se plazhet e tyre, nga Velipoja në Ksamil, do valëvitet flamuri blu, do jenë blu, më të pastërtat.

Të gjitha këto na ftojnë të vazhdojmë këtë betejë me guxim dhe zemërim të papërmbajtur.

Nesër të gjithë tek bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn.

Këtë produkt çnjerëzor të vjedhjes dhe shpërfytyrimit.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...