Balliu: SPAK po amniston hajdutet e bashkisë, Dumani është palë me Veliajn dhe Ramën

E Enjte, 18 July 2024 13:09
 
 

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu i cili ishte pjesë e protestës së radhës përpara bashkisë së Tiranës kundër vjedhjeve skandaloze që janë kryer nga ky institucion është shprehur se SPAK po i amniston hajdutët.

Balliu ka theksuar se të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet.

"Serioziteti i situatës në të cilën kalon vendi sot përgjigje më të mirë në këtë vapë përvëluese që po zhvillohet protesta nuk ka.  Kjo qendresë vërteton dhe hedh poshtë propagandën e shëmtuar të Veliaj ku pretendon se me mediat e inceneratorëve do të gënjejë qytetarët e Tiranës.

Të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet.

SPAK nuk e ka në plan për të zbardhur këtë vjedhje të madhe dhe as të arrestoi Veliajn por SPOAK është aty për të garantuar pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

E patë në parlament se si Dumani dhe mediat e inceneratorëve i kërkonin llogari opozitës se përse i drejton pyetje drejtuesit të SPAK se përse nuk hetoni vjedhjet me inceneratorët."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...