Berisha: Siguria ushqimore në duart e mafies, në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme

E Enjte, 18 July 2024 21:22
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ngriti alarmin për importin e helmeve bujqësore në Shqipëri, që sipas tij janë ndër më të rrezikshmet. Duke folur para qytetarëve, në tubimin e asaj që njihet si rruga e Shpresës, Berisha tha se siguria ushqimore është tashmë në duart e mafies.

Fjalimi:

Qytetari shqiptar është sot qytetari më i pasigurt.

Siguria ushqimore në Shqipëri është në duart e mafies së pashpirt.

Në Shqipëri, importohet të dashur qytetarë dhe qytetare, helmet bujqësore më të rrezikshme të nxjerra prej vitesh apo dekadash jashtë përdorimit.

Në Shqipëri kontrolli mbi përdorimin e pesticideve është inekzistent.

Prodhimet masivisht kthehen nga tregjet për përmbajtje të lartë të helmeve.

Këto ditë doli se akulloret, ndonëse BE dhe enti respektiv kanë dhënë alarmin, AKU-ja e korruptuar e Edi Ramës i lejoi ato të shiten në Shqipëri, në një kohë kur është tashmë e njohur se konsumator kryesor janë fëmijët e këtij vendi.

A nuk është ky një krim i shëmtuar tjetër?

A nuk është kjo një dëshmi e tmerrshme e pasigurisë që ekziston në këtë vend?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...