Televizioni publik gjerman: Spitalet në gjendje skandaloze, mjekët ikin nga Shqipëria se nuk shohin të ardhme

Premte, 19 July 2024 13:46
 

Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD, publikoi një reportazh për arratisjen e mjekëve të rinj nga Shqipëria. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania.

ARD raporton mjekët e rinj nuk shohin asnjë të ardhme në Shqipëri.

Sipas ARD, pyetja e parë që u bëhet mjekëve të rinj në Shqipëri është: kur do të largohesh ti?’

Dea Guri, e cila studion mjekësi në Tiranë, thotë për ARD se perspektiva nuk premton shumë.

“Të rinjtë nuk paguhen mirë. Paga minimale shkon 700 deri në 800 euro. Përveç kësaj mungojnë pajisjet diagnostikuese dhe investimet në spitale dhe qendrat shëndetësore. Një mjek i ri është përballë shumë sfidave. Kushtet në spitale janë skandaloze”, thotë ajo.

“Çdo njeri që mbetet në Shqipëri duhet të luftojë shumë. Askush nuk e lë Shqipërinë me dëshirë. Askush nuk do të shkojë në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër”

Sipas ARD, gjithmonë e më pak mjekë po ngelen në Shqipëri. Sipas OECD, në BE ka mesatarisht 5 mjekë për 1 mijë banorë. Në Shqipëri janë më pak se 2.

ARD ka ndjekur edhe mjekun e ri, Malbor Duka, i cili braktis Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.

Malbor Duka po studion prej muajsh për të shkuar në Gjermani si mjek. Sipas ARD, ai nuk e ka ndërgjegjen e pastër, pasi e di se me largimin e tij, në Shqipëri do ketë një mjek më pak.

“Zgjedhja ime e parë është Shqipëria, nëse do të ishin kushtet, nuk do e lija vendin, sepse i përkas këtij vendi. Por jam në një pikë të jetës sime që duhet të marrë një vendim për të ardhmen time”, thotë ai, teksa largohet nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...