Berisha: Rama urdhëroi mercenarët të zgjasin hetimet ndaj meje! Hera e 3-të që në asnjë dokument s’përmendet emri im

Saturday, 20 July 2024 00:59
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te vendimi i gjykatave të dirigjuara nga Edi Rama, për të zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj liderit të opozitës.

‘Rama kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet ndaj meje! Kjo është hera e tretë që në asnjë dokument nuk përmendet emri im’, u shpreh Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Sot ishte një seancë me Irenën me pesë mbiemra, delinkuenten Gjoka që ka pafytyrësinë dhe paturpësinë të qëndrojnë në detyrë kur vendin e ka në burg se ka shkelur ligjin.

Sot, miqtë e mi, çfarë rezultonte? Edi Rama kishte urdhëruar mercenarët e vërtetë që të kërkojë zgjatjen e hetimit.

Por duhet t’u informoj ju dhe shqiptarët se kjo është radha e tretë që në asnjë nga dokumentet e dorëzuara nuk citohet emri i Sali Berishës.

Sepse këta mercenarë nuk gjejnë dot edhe 100 vjet po të kontrollojnë asgjë, por vetëm zbatojnë verbërisht si mafiozë, pa moral, pa karakter, si njerëz të marrë peng, urdhrat e Edi Ramës.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pavarësisht nga kushtet, pavarësisht nga sakrificat, por e vërteta nuk mbrohet kurrë pa sakrifica.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...