Tritan Shehu: Rama, si hakmarrje ndaj mjekeve shkaterron shendetesine.

Diel, 21 July 2024 19:17

Nga Tritan Shehu:

Rama, si hakmarrje ndaj mjekeve shkaterron shendetesine.
Korriku sic duket do te jete muaji i terrorit mbi mjeket e studentet e mjekesise.
Disa jane aktet ligjore famekeqe, qe ky rregjim anadollak po paraqet kunder mjekeve.
Si aksion politik i goditjes se shtresave me intelektuale e te pergjegjeshme te vendit.
Intelektualizmi, qe forcon personalitetin njerezor, dinjitetin individual, karakterin liberal e demokratik, eshte armiku i rregjimeve!
Prandaj ky rregjim, edhe duke dashur te fajesoje mjeket per ngjarjen e onkologjikut, qe eshte vetem nje pasoje e deshtimeve katastrofale e korrupsionit sistemik ne shendetesi te Rilindjes, po kerkon te godase ate cfare ka mbetur.
Me pasoja te thella jo vetem per mjeket, por per te gjithe sistemin shendetesor:
1--Duke shkaterruar edhe themelin e pavaresise se “Urdherit te Mjekeve”, organizem ky qe e ka ate te sanksionuar me ligj, i ngritur per te mbrojtur te drejtat e personelit.
Rregjim frikacak ky, qe “krimet” e tij ndaj mjekeve kerkon t’i realizoje nen petkun e “Urdherit te Mjekeve”.
2--Duke cveshur mjeket nga cdo aktivitet i lire, kthyer ata ne lemoshtare te rregjimit, ne te nenshtruar te tij pa dinjitet e pa mundesi per te reaguar ndaj represionit.
Me pasoja te renda negative per autonomine spitalore e cilesine e sherbimit te qendrave publike, vecanerisht ato universitare.
Te cilat do te ndodhen perpara dy fenomeneve: a-boshatisjes nga specialistet me te afte. b--rritjes galopante te korrupsioni ne ato.
Te dyja keto ne kurriz te pacientit e sistemit.
3--Duke transformuar studentet e mjekesise ne bujkrober pune te detyruar me grabitjen e diplomave se paku per 3 vite.
Gje qe cenon te drejtat universale, lirite, aftesimin dhe mundesite specializimeve te tyre ne klinika te Europes.
Masa regresive keto, si pasoje e urrejtjes qe kane rregjimet per njerezit e ditur, te lire.
Me pasoja te renda per te gjithe sistemin.
Eshte koha per te rrezistuar, rregjimet “thyhen” me rrezistence!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...