Përgjimet e SKY dhe Encro heqin Ballën nga ministër i Brendshëm

Diel, 28 July 2024 17:12
 

Kreu i organizatës së Rilindjes, Edi Rama, është detyruar të shkarkojë nga detyra besnikun e tij, Taulant Balla, njeriun që i mbante lidhjet me bandat kriminale, nga ministër i Brendshëm.

Taulant Balla u emërua nga krye të ministrisë për të shkrirë në një bandat me policinë e shtetit dhe përdorimin e këtyre për vjedhjen e shqiptarëve dhe vjedhjen e votave. 

Taulant Balla ka dalë në dosjen “Matamorfoza” ku është evidentuar nga shërbimet partnere, belege dhe franceze  si përdorues i telefonave SKY-Encro me anë të të cilave faktohen lidhjet e tij me narko-trafikun dhe bandat kriminale.

Me njëherë pas ardhjes në krye të ministrisë së Brendshme, 1 vit më parë, Taulant Balla urdhëroi grabitjen e të dhënave të sistemit TIMS, ku përveç informacioneve për bandat që u zhdukën, u morën edhe të dhëna sensitive për shërbimet e huaja partnere në Shqipëri.

Menjëherë pas ndërhyrjes, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi ashpër dhe bëri me dije se kjo ndërhyrje cënoi rëndë partneritetin mes dy vendeve.

Mesa duket partnerët nuk ia kanë harruar Ramës emërimin e njeriut të bandave në krye të ministrisë së Brendshme dhe, sipas burimeve për Syri, i kanë bërë presion për shkarkimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...