Begaj i’a dekreton ministrat Ramës pa asnjë verifikim, parlamenti mblidhet nesër

Diel, 28 July 2024 21:32
 

Presidenti Bajram Begaj ja ka dekretuar ministrat Edi Ramës me urgjencë, pa bërë asnjë verifikim dhe asnjë gjë, por vetëm i ka firmosur.

Kështu thuhet në një mesazh të shpërndarë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 

Bardhi e cilëson Begajn thjeshtë si një roje godine.

‘Kolegë,

Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email’, shkruan Bardhi në mesazhin e tij.

Login to post comments