Shkelja skandaloze/ SPAK i detyroi edhe gjykatat të pranojnë marrëzinë me masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin

Hënë, 29 July 2024 12:39
 

Në konferencën për shtyp, juristja Argita Malltezi denoncoi sërish shkeljen e rëndë të bërë me masat e sigurisë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Pasi shkelën ligjin dhe Kushtetutën me masën e ndalimit për të dalë jashtë shtetit për kreun e opozitës, SPAK detyroi edhe gjykatat të pranojë këtë marrëzi sikur këto nuk ishin masa kufizuese të lirisë së njeriut.

Por nëse këto nuk ishin masa të tilla, pse u zbatuan ato menjëherë dhe jo kur jepet vendimi i Apelit dhe gjithçka merr formë të prerë, siç e kërkon ligji? 

“E fundit është fakti që si e ka zbatuar SPAK dhe GJKKO ligjin në rastin e caktimit të masave të para kundër Sali Berishës se këto kemi ankuar sot në Gjykatë Kushtetuese.

Ne i kemi thënë dhe i qëndrojmë pretendimit se për ndalimin e daljes nga Kuvendit dhe detyrimin e paraqitjes, SPAK duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi njësoj si në rastin e Saimir Tahirit për të njëjtat kufizime të lirisë.

Në parantezë, kjo në bazë të nenit 73 të Kushtetutës, por edhe në bazë të dokumenteve të Këshillit të Europës, që thonë në mënyrë eksplicite, liria e lëvizjes ndryshon nga liria personale në intensitet, pra kufizimi i lëvizjes konsiderohet kufizim i lirisë personale.

SPAK dhe GJKKO thanë se nuk është kufizim i lirisë. Dakord, ka një ligj që tregon se si do të ekzekutohen vendimet penale dhe kur apelimi e ndalon ekzekutimin e një vendimi që ka të bëjë me masën.

Dhe ai ligj thotë se në rastin e arrestit, apelimi nuk e ndalon ekzekutimin.

Pra, një masë arresti ekzekutohet menjëherë.

Por masat e tjera që nuk përbëjnë kufizim lirie, ekzekutohen atëherë kur vendimi është bërë i formës së prerë. Pra, masat e SPAK për Berishën dhe Malltezin duhej të ishin ekzekutuar kur u dha vendimi i Apelit,” tha Argita Malltezi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...