Ndryshimet në qeveri, Meta: Nuk pres ndonjë risi. Kandidoj për deputet në 2025

Hënë, 29 July 2024 15:19
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ndryshimet në qeveri të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Në fjalën e tij Meta theksoi se nuk pritet asnjë risi nga ministrat e rinj. Ndërsa ka komentuar edhe emrat e ministrave të rinj të qeverisë Rama.

Sipas tij personi i propozuar për postin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit, është një person me shtetësi greke.

‘Pa u larguar Rama, nuk ka shpresë në këtë vend. 

Nuk pritet asnjë risi nga ndryshimet e bëra Ministër i Mbrojtjes propozohet një person me shtetësi greke, u bë publike kur ishte në kabinetin e ministrit Bushati kur i erdhi fletëthirrja për të kryer shërbimin ushtarak.

Pyetja është nëse vijon të jetë shtetas grek. Mund të luajë rol jo në interesat e shtetit shqiptar. Ndoshta ky është qëllimi i Ramës dhe arsyeja e propozimit të tij’, tha Meta.

Më tej Meta tha se duhet të ketë asnjë dyshim se në 2025 do të kandidojë për deputet, ndërsa u shpreh se është i bindur se do ta thyejë disa herë herësin.

Pyetje: Zoti Meta, a mendoni se ndryshimet në kabinetin qeveritra, vijnë për shkak të klaneve brenda Partisë Socialiste?

Përgjigje: Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes. Janë një përpjekje për të krijuar iluzionin, se diçka po ndryshon. Padyshim, që janë një larje hesapesh, edhe vetë brenda Partisë Socialiste. Hiqen disa persona të cilët kanë pasur një kontribut, apo një karrierë të caktuar politike në atë parti. Dhe vendosen disa anonimë, të cilët do të firmosin pa asnjë kusht, pra në raport me kërkesat e ligjit dhe Kushtetutës, gjithçka që do të kërkojë Edi Rama.

Pyetje: A dyshoni se ndryshimet në kodin zgjedhor kanë ardhur, si shkak I një konsensusi të mundshëm midis Kryeministrit Rama, dhe zotit Berisha?

Përgjigje: Besoj se zoti Berisha e ka bërë shumë të qartë pozicionin e tij, dhe ky është dhe pozicioni im. Nuk ekziston asnjë lloj reforme zgjedhore. Nuk ekziston, asnjë adresim i rekomandimeve serioze të OSBE-ODHIR. për zgjedhjet e fundit, përkundrazi.

Pyetje: A do të kandidoni i vetëm në zgjedhjet e ardhshme, apo në listë me Berishën, sepse keni deklaruar më herët se do të jeni kandidat për deputet në kryeqytet?

Përgjigje: Kush e vendos në diskutim se unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh, dhe besoj se do ta thyej disa herë hersin. Dhe së fundmi kam një kërkesë për bashkinë e Krujës, se të thuash për qeverinë është humbje kohe, që të përpiqet ta mirëmbajë atë rrugën për në Qaf-Shtamë. Sepse, nuk kërkon shumë investime, dhe në disa segmente, por kërkon pak mirëmbajtje, dhe pak kujdes. Edhe, Qafë-Shtama është një nga pasuritë më përrallore që ka jo vetëm bashkia e Krujës, por që ka e gjithë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...