Ndryshimet e qeverisë/ Meta: Tregues kalbëzimi, janë larje hesapesh brenda PS-së

Hënë, 29 July 2024 21:09
 
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ka folur për ndryshimet në qeveri.

Sipas Metës, ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes dhe larje hesapesh brenda PS-së.

Ministrat e rinj të qeverisë Rama, Meta i quajti anonimë që do të firmosin gjithçka që do të kërkojë Rama.

“Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes. Janë larje hesapesh brenda PS-së. Hiqen disa persona që kanë pasur një karrierë politike dhe vendosen disa anonimë që do të firmosin gjithçka që do të kërkojë Rama”, tha Meta.

Login to post comments