McGonigal në Dubai me autoritetet shqiptare?’/ Ahmetaj: Po. Po, ka video! E heton Altin Dumani?

Hënë, 29 July 2024 23:10
 
Në një intervistë ekskluzive në Çim Peka Live në SYRI TV, Arben Ahmetaj, ish numri dy i qeverisë së Edi Ramës, ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai.

‘Po. Po. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë? E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës’, u shpreh Ahmetaj.

Biseda në studio:
 

Peka: Në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë?

Ahmetaj: Po. Po. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë?

Peka: Kryeministri, është në dosje nuk është ndonjë sekret.

Ahmetaj: E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës.

Peka: Si mund ta hetojë Altin Dumani, kur vjen sekretari i Shtetit, ditën që do të dënohet McGonigali.

Ahmetaj: Nuk kam punë unë me atë punë. Ajo është politikë tjetër. Po të them kaq, pas çdo projekti qëndron një njeri që këtij i duhet për të rrotulluar pushtetin. Në çdo projekt që jepet. Aman o burrë, pse nuk e qetëson dhe ti, tani lufton. Njerëz nga Shqipëria.

Peka: Të thonë ty...

Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit. 

Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

AhmetajPo unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai ... Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor... ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë  ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.

Peka: Nuk ka.

Ahmetaj: Paratë nuk gjenden, por një pyetje kam unë. Kush e ka pasur detyrimin për monitorimin e kontratës, kush ka qenë autoritet kontraktor. Belinda Balluku, a ka ndonjë raport. A ka raport punimesh, a ka raport të ecjes së koncesionit. Është rast që akuzohet për shpërdorim detyre. Minimalisht, ja hedhin pingpongun Erion Veliajt. Jo nuk e ka Veliaj. Erion Veliaj me standardin që përdor SPAK, me emailet që ka dërguar, urdhërim, ky paguan e ky jo, është pronari faktit. Mos të bëjë kështu me kapele bën fushatë. Është pronari faktit i inceneratorit të Tiranës. Kjo tjetra, zv/kryeministrja, ministrja e Infrastrukturës ka pasur detyrë të monitorojë që në 2019. Ka ndonjë raport. Nuk ka. Pse Altin Dumani nuk e shikon këtë. Mos është njeri i kryeministrit, të na thotë ai njëherë. Po nuk na tha ai, nuk bëjmë ne. Për këtë na tha ai, do të shkojë në të s’ëmës. Ka dërguar këshilltarin ai në SPAK, Rama. Nuk është thashetheme. Ka dërguar atë dhe ka thënë; djema, kryeministri e do në burg atë. Do ta themi herën e tretë edhe me emër. Pra këto janë faktet. Pastaj turr median. TCH merret me mua, ndërkohë as me AKSHI-n, as me rrugët. Drejtoresha editoriale e TCH është Belinda Balluku, njerëz nga brenda, i kam të regjistrua që më thonë, që po bëhet çfarë thotë Belinda Balluku. E dini çfarë kanë bërë me Ervinin Meten e shkretë.

Login to post comments