Afera 5D/ Ahmetaj: Veliaj kërcënoi Ramën! Në prite më nxori Erioni dhe Balluku! Të dy kanë dhënë 16 miliardë euro tendera, 3 miliardë shëndetësia

Hënë, 29 July 2024 23:53
 

Arben Ahmetaj ka treguar nw intervistën e tij shifra marramëndëse të cilët Erjon Veliaj dhe Belinda Balluku kanë vjedhur.

 Ahmetaj ka thënë gjithashtu se Veliaj ka kërcënuar jo drejtëpërdrejtë Edi Ramën, por sërisht ai mbetet i preferuari i tij, dhe Edi Rama e mbron. 

Gjithashtu në partinë socialiste ka përçarje dhe ato 'po hanë kokat me njëri tjetrin'.

Biseda në studio: 
Peka: Belinda Balluku që nga 2019, 10 miliardë euro tendera...
Ahmetaj: I kam shifrat, se i kam në kompjuter, se mi sjellin vetë njerëzit e tyre. Erion Veliaj diku tek 5-6 miliardë euro. Pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te 2-3 miliardë euro. Arben Ahmetaj në të gjitha pozicionet që ka pasur, zero lek. Katër shembuj. Altin Dumani, pasi i tregohem si target sulet dhe refuzon të hyjë tek inceneratori i Tiranës, ku gjakderdhja është tmerr. Tani, të të them një gjë. Imagjinoje sikur unë për një sekondë, të solla katër shembuj. Prezumimi i pafajësisë është prezumim, po të solla katër shembuj, për statistikë. Belinda Balluku që nga 2019 me të gjitha institucionet e varësisë, gati 10 miliardë euro. Erion Veliaj diku mes 5-6 miliardë, pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia diku te tre. Unë zero. Pra unë nuk qekam tek thembra e Akilit. 
Peka: Në jetën tuaj si zyrtar, ju keni zero vlerë të tenderuar. Belinda Balluku 10 miliardë euro tender, Veliaj 6, Shëndetësia 3. Ndërsa Rama ka thënë se, thembra e Akilit në korrupsion janë tenderat. Ju zero tendera, këta nuk hetohen.
Ahmetaj: Unë po të isha, thotë, po të isha prokurori dhe gjykatësi, unë do ta çoja këtë në të s’ëmës. Mua do më çonte në të s’ëmës. Shiko, se të gjithë teorinë e konspiracionit e ngre mbi këto dy shtylla. Është e qëllimshme teoria e konspiracionit që të varrosë të vërtetën. Shiko se ky e ka njohur Mirel Mërtirin. Po e kam njohur, pse nuk fole ti me mua për Elbasanin, por kërkove 17 vendime të vijnë për një sekondë, e bëre me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me demek bëre fajtor atë që nuk është fajtor dhe është në burg. Ku e gjete këtë njohje. Po tek Tirana, pse e bëre ti. Unë kisha refuzuar, unë që e njihja. Dhe tjetra pastaj, që ky prishi unitetin e PS. E ke parë si po hahen tani, janë gati të vriten me njëri-tjetrin. Pas ikjes time, që unë prishja unitetin, duhej që uniteti aty të ishte spektakolar. 
Peka: A janë gati realisht të përplasen?
Ahmetaj: Janë gati të hanë kokat e njëri-tjetrit. Unë i shoh,  unë e di se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kush çon dokumente për kë. Nuk kam unë të kem dërguar dokumente. Njërën e kam dashtur si motrën time, tjetrin e kam dashtur si ta kisha vëlla të madh. Më kanë nxjerrë në pritë. 
Peka: Motra ishte Belinda, vëllai ishte Rama ... 
Ahmetaj: Nuk ka gjë tani, respekto dhe këtë gjënë time, jam ...
Peka: Respektoj dhe publikun që të jemi sa më shumë konkret. Dhe ju kanë nxjerrë ne pritë. 
Ahmetaj: Në pritë ...
Peka: Edi Rama, Belinda Balluku ... 
Ahmetaj: Erion Veliaj, mos e harroni. Dhe shiko çfarë bën Erion Veliaj. Veliaj kërcënon Edi Ramën, unë nuk e dija çfarë ndodhte me 5D, me këtë, me atë, si dhe kryeministri nuk dinte çfarë bënte zv/kryeministri. Po ua them tani, Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë. 100%, por ky i dërgon mesazh kërcënimi; unë e di çfarë ke bërë ti. Ky. Të thuash, e di çfarë ka bërë zv/kryeministri, ti e di, ku e ke. Ky nuk ka asnjë firmë, asgjëkundi. Ky firmë ka vetëm tek ulja e borxhit dhe deficiti. Kaq ka firmë ky njeri dhe tek dalja në tregun ndërkombëtar dhe tek sigurimi i financimit të rindërtimit dhe tek ligji i rindërtimit që unë duhet të bëja zero tendera. Dhe kam bërë zero tendera. E dini çfarë i bëjnë asaj Ola Xamës. E masakruan që ta fusin në komplekse. I thonë ke marrë tendera, të ka dhënë Ben Ahmetaj tendera rindërtimi. Ndërkohë që dhe e kanë kompleksuar. Një gazetar nuk kompleksohet, por burri i saj paska marrë nënkontraktime nga kompanitë që kanë marrë tendera tek Bashkia e Tiranës, unë skam bërë asnjë tender rindërtimi. Zero. E kam shënuar vetë në ligj. Pra imagjino Çim Peka, të të them një gjë; sikur unë të kisha bërë IPARD-in. Sikur unë të kisha bërë 5D. Nuk e kanë bërë këta djemtë që janë brenda, 5D. Sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e rrugëve, sikur unë të kisha bërë gjithë zallamahinë e energjisë. Sikur unë të kisha bërë AKSHI-n. AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.

Login to post comments