Intervista e Ahmetaj/ Vasili: Mediat e Ramës, dikur e paraqisnin si superstar, sot i vënë shtupë gojës

Tuesday, 30 July 2024 13:00
 

Pas intevistës së dytë të dhënë në ‘Syri Televizion’ nga ish kreu numër dy i qeverisë së Edi Ramës, (Arben Ahmetaj) ka reaguar edhe deputetit i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili shkruan se mediat e portalet ‘ushtarë’ të Edi Ramës të cilët nuk lënë broçkull e pa thënë dikur, ditën e djeshme i vunë shtupë gojës. 

"Dikur keta jepnin nje tufe me lajme perdite per Ben Ahmetajn kur ishte zv.kryeminister dhe e paraqisnin superstar, ndersa tani qe e shpalli Rama armik, po keto media bejne embargo totale si Zeri Popullit dikur, kur goditeshin armiqte e klases- u shpreh Vasili.

Postimi i Plotë:

Ahmetaj paska thene te verteten, kuptohet nga embargua mediatike!

Mediat, portalet, qe nuk lene thashetheme lajme nga me idiotet pa dhënë i paska shpallur embargo mediatike pohimeve te Ahmetajt.

Hajde media e " pavarur" hajde.

I paska bere media e portale Edi Rama si ushtaret qe me nje urdher mbyllen gojen te gjitha.

Edhe keta qe nuk lene broçkull te Edi Rames pa dhëne tani i kane vene
shtupë gojes.

Dhe bejne gjoja sikur hedhin lajme pastaj e ne fakt japin vetem genjeshtrat e qeverise.

Dikur keta jepnin nje tufe me lajme perdite per Ben Ahmetajn kur ishte zv.kryeminister dhe e paraqisnin superstar, ndersa tani qe e shpalli Rama armik, po keto media bejne embargo totale si Zeri Popullit dikur, kur goditeshin armiqte e klases.

Dhe i thone vetes media e gazetare, keta jane thjesht supaxhinj, qe hane nga kazani i supes se Edi Rames.

Media me qesharake dhe me te legenosura nuk gjen ne bote.

Ahmetaj paska thene plotesisht te verteten, e kuptuam qarte nga mediat qe jane te sikletosura e sekelldisura njelloj si Edi Rama dhe s'jua mban te hedhin asnje rresht per deshmi, qe ne çdo vend tjeter ne Ballkan e Europe do trondiste mediat

Po s'kane faj mediat, se jane te zena se po kerkojne armiqte e brendshem dhe te jashtem, qe po sabotojne turizmin e Edi Rames!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...