Fermerët e Maliqit ngrihen përsëri në protestë - veç prodhimeve stok, edhe gjobat në fuqi!

E mërkurë, 31 July 2024 12:01
 

Ashtu siç kishin premtuar, fermerët jo vetëm nga Maliqi, por nga e gjithë juglindja në fakt, i janë kthyer sot protestës pas mungesës së një përgjigjeje nga institucionet shtetërore për prodhimet e tyre të mbetura stok. Ata po kërkojnë që ministrja e bujqësisë të jetë e pranishme dhe të dëgjojë kërkesat e tyre për prodhimet ende të pashitura ose që po shiten nën kosto, si qepa, patatja, gruri. Këtyre iu shtohen edhe gjobat që iu vunë për protestën e para dhjetë ditëve me mjete bujqësore, nga 25 mijë lekë deri në 100.00 lekë, që ata e quajtën një goditje tjetër nga shteti. 

Sot fermerët, përveç qëndrimit në kryqëzimin që lidh fshatin Drithas, kanë lëvizuar në një drejtim tjetër duke bllokuar kryqëzimin që lidh Drithasin me qytetin e Maliqit. Ata janë të indinjuar, pasi u ishte premtuar anulimi i gjobave të protestës, por në fakt një pjesë e tyre janë detyruar t’i paguajnë pasi nëse nuk paguheshin brenda tri ditëve, ato do të dyfishoheshin.  

Në orën 10:00, një pjesë e fermerëve vazhdojnë të qëndrojnë në hyrje të Maliqit në shenjë protestë, të rrethuar nga policië të shumtë që nuk i lejojnë të bllokojnë rrugën.

Login to post comments