Meta: Vëngu cënon sigurinë kombëtare, të sqarojë shtetësinë e dyfishtë me Greqinë

E mërkurë, 31 July 2024 19:45
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar të shkuarën e ministrit të ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, për të cilin thotë se emërimi i tij në këtë dikaster mjaft të rëndësishëm në çështjen e detit me Greqinë, do ta cënonte atë. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Vëngu, i sapoemëruar në Ministrinë e Mbrojtjes duhet të japë llogari për shtetësinë e dyfishtë që mban, ashtu sikurse aferat e tjera korruptive në kohën kur drejtonte Portin e Durrësit.

'Mininistri i ri i mbrojtës të sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushrtarak në Turqi si shtetas grek dhe nëse është me shtetësi greke, këtë ta sqarojë. Duke qenë ministër i Mbrojtjes ka përgjegjësi të mëdha për çështjen e detit, dhe një shtetas grek ka detyrime ligjore me Greqinë, përvçse morale. Çdo përfaqëësues i palës shqiptare duhet të mbrojë interesat e Shqipërisë konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Është shtetas grek mininistri i Mrobjtjes,  sepse s’mund të jetë edhe shqiptar edhe grek kur ka përgjegjësi të mbrojë intertesat e vendit të tij sipas Gjykatës Kushtetuese. Figurë e dyshimtë se vjen nga Porti i Durrësit, Alabari, me shkelje të rënda ligjore. Ka firmosur marrëzi për të cilat do japë llogari'. 

I pyetur nga gazetarët nëse Rama ka cënuar sigurinë kombëtare të vendit me emërimin e Vëngut në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Meta tha se kreu i qeverisë është cënues jo vetëm i Shqipërisë por edhe i qytetarëve. Sipas Metës, zyra e Ramës është kthyer në strofull për organizatat ndërkombëtare të karteleve të drogës.

‘Rama çdo ditë është cënues i vendit dhe publikut. Policia është e angazhuar me hashashe, kur digjet vendi për të mbjellë hashash për vitin zgjedhor. Qeveri që nuk ka zhvillim me Ramën. Qeveria është ekonomia e kullave dhe gjithë narko-ekonomia e tregon këtë. Dëm në të gjithë Shqipërinë, prodhuesve dhe eksportuesve. Ka cënuar e cënon sigurinë kombëtare të vendit. Zyra e Ramës, strofull e organizatave më të rrezikshme ndërkombëtare të trafikut të drogës, Sinaloa etj. Dëshmi të cilat ekzistojnë edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, si Ahmetaj’.

Meta sakaq paralajmëroi se Rama po tenton të grabisë edhe zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

‘Qeveria ka prioritet si të vjedhë e grabisë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Himarës. S’i bëhet vonë se digjet Shëngjini e Vora. Qeveri kriminale, 11 vite në pushtet, në përiudhën kur priten zjarret, kurrë nuk ndërtoi një infrastrukturë serioze për të parandaluar ose ndaluar fenomene të tilla. Djegia e Shëngjinit është skandaloze, në Vorë u dogj biznesi. Djegie kudo, çojnë ushtarë me lopata për të treguar se bëjnë diçka. Mijëra euro vidhen dhe Shqipëria s’ka helikopter për të reaguar ndaj zjarreve, struktura elementare për këtë gjë. Këtë javë ka grabitjen e  Baskisë Himarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...