Berisha: Edi Rama është hajduti më i papërmbajtur, i cili e vodhi këtë vend si asnjë sundimtar tjetër në histori

E Enjte, 01 August 2024 21:43
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sot qytetarët protestuan para bashkisë kundër një bande kriminale që ka vjedhur me modelin 100 përqind taksat.

Berisha ka theksuar se Rama është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit, i flamurit, i Shqipërisë. 

Fjala:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të kombit shqiptar dhe Shqipërisë.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për qëndresën e jashtëzakonshme.

Një përshëndetje për të gjithë qytetarët që sfiduan edhe sot vapën dhe çdo gjë dhe protestuan për nderin dhe dinjitetin e qytetarëve të Tiranës.

Protestuan para bashkisë kundër një bande kriminale që ka vjedhur me modelin 100 përqind taksat e qytetarëve të Tiranës për veten dhe familjet e tyre.

Të dashur miq, në çdo variant, në çdo aspekt, në çdo drejtim që të analizosh, këto zhvillime dramatike, në çdo formë që ta analizosh zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë nga shqiptarët, largimin e tyre masiv për shkak të kushteve të kalkuluara nga vendi dhe dheu i tyre, në rreth 40 përqind nga viti 2014 gjer sot, në çdo rrafsh që të shqyrtosh rënien dramatike të turizmit në këtë vend dhe shndërrimin e kësaj pasurie përrallore në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë, në kuptimin që ata fitojnë në vit 3 gjer në 4 euro dhe paguajnë nga taksat e tyre në vit për turizmin 215-220 euro.

Paguajnë në vit në total 430 milionë euro për infrastrukturën e resorteve të miqve të Edi Ramës dhe pronave të tij dhe marrin gjithsej si shoqëri 8 milionë euro, një shumë qesharakë, e paimagjinueshme.

Në të gjitha këto të del një emër si strumbullar dhe ky emër është Edi Rama.

Ky njeri, për pushtetin dhe pasurimin e tij, nuk njeh komb, nuk njeh moral, nuk njeh atdhe, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë.

Ky është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit, i flamurit, i Shqipërisë.

Ky është hajduti më i papërmbajtur, i cili e vodhi këtë vend si asnjë sundimtar tjetër në histori.

Edhe njëherë iu rikujtoj shqiptarëve se vërtet Enver Hoxha ndërtoi një vilë në mes të Bllokut 3-4 katëshe, por ky Hitler i pasluftës së dytë botërore, nuk e regjistroi ndonjëherë atë në emër të familjes së tij.

Kurse Edi Rama, pa u bërë kryeministër, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtoi sarajet 720 metra të gjata, me oborrin park 5 mijë metra katrorë.

Ullinj qindravjeçarë që kushtojnë qindra mijëra euro.

Login to post comments