Mafia italiane prezente dhe në kampet e emigrantëve/ Report Rai3: Kompania që po ndërton ‘Gjadrin’, me të shkuar kriminale

Diel, 04 August 2024 16:04
 

Report Rai 3 ka ngritur një tjetër alarm, mbi marrëveshjen e firmosur mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë, Rama-Meloni për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës.

Sipas ReportRai 3, për ndërtimin e qendrës së parë të pritjes për emigrantët që kërkojnë azil, apo një qëndrim të përhershëm dhe riatdhesimi, tashmë do të duhet të presim nëntorin e ardhshëm për dorëzimin e punimeve. 

Në një kohë që sipas medias italiane, kostot vazhdojnë të rrite, sipërmarrësit të kompanisë së cilës i është besuar ndërtimi i kampit është me të shkuar kriminale.

Report Rai 3 ngre shqetësimin mbi kompaninë Tafuro, së cilës i është besuar për një shumë prej 6 milionë e 400 mijë eurosh, ndërtimi i kampit në Gjadër të Lezhës, në Shqipëri, rezulton që sipërmarrësi është person me të shkuar kriminale.

‘Kompania i referohet Salvatore Tafuro, një sipërmarrës nga Pulia, i paditur në vitin 2018 në një hetim për manipulim të ofertave dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore’, ka bërë të ditur Report Rai 3.

Ky denoncim i Report Rai 3 ngre hije dyshimi të lidhjes së mafies italiane dhe ndikimin e saj në Shqipëri, përmes marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin e emigrantëve që hyjnë ne Itali dhe do të akomodohen në vendin tonë.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...