Kurti për incidentin në aeroportin e Shkupit: Përvojë e rëndë për presidenten Osmani, do ketë raport që të zbardhë këtë çështje

Hënë, 05 August 2024 16:56
 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.  Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hritijan Mickoski, ndërsa pas takimit ata janë prononcuar për mediat.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se në takim janë diskutuar disa tema me rëndësi për të dyja shtetet.

“Kishim një mori çështje e tema që diskutuam që janë për të mirën e dyanshme e të përbashkët. Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, bazuar në vlera të përbashkëta me synim të qartë për integrim evropian. Urojmë që sa më shpejtë t’i fillojmë negociatat për në BE”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Prishtinës tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim biletaral në të gjitha fushat, duke shtuar se janë rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. “Shkëmbimi tregtar është rritur në gjysmë miliardi euro, dhe në këtë bashkëpunim ka investime reciproke në të dyja vendet”, tha ai.

Gjithashtu, Kurti tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kurti ka folur edhe për incidentin që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit. Ai tha se ajo që ka përjetuar Osmani ka qenë përvojë e rëndë.

“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, theksoi ai. Kurti tha se në lidhje me këtë rast janë duke u marrë masa.

Modifikuar më Hënë, 05 August 2024 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...