Kriik rrëzon zgjedhjet në Himarë: Shkeljet filluan nga Presidenti, KQZ dhe u vijuan nga partia në pushtet!

Hënë, 05 August 2024 20:54
 

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), monitoroi mbi baza tërësisht vullnetare procesin e Zgjedhjeve të Pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.

Në raportin e bërë publik ditën e sotme (5 gusht), Kriik ka bërë një rezyme të qartë të të gjitha shkeljeve ligjore dhe antikushtetuese të ndërmarra nga mazhoranca socialiste, që nga kërkesa për Presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në Himarë dhe vendimin antiligjor dhe të njëanshëm të këtij të fundit, duke mos respektuar afatet ligjore, te mos veprimi i qëllimshëm i KQZ-së për të zgjidhur problemin e mbi 6 mijë banorëve të cilëve iu mohua e drejta kushtetuese për të votuar vetëm sepse i kishte mbaruar afati i kartave ID, një praktikë e cila më parë është lejuar, te përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore në favor të kandidatit socialist Vangjel Tavo, si fushata me certifikatat e pronësisë të himarjotëve, dhe prezenca e personave të paautorizuar në qendra e votimit, të cilët ndikuan votuesit. 

Raporti thekson qartë se këto zgjedhje nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike, pasi i gjithë aparati shtetëror politik socialist ishte përgjatë muajve të fundit në Himarë duke bërë fushatë për kandidatin Vangjel Tavo me burimet shtetërore, si dhe duke bërë presione ndaj votuesve.

 
Login to post comments